Kronikë

Goditja e paligjshmërisë, 5 në pranga, 1 në kërkim

Published

on

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit: G. B., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. F. D., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin D. L., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version