Aktualitet

Grabitet banesa e një të moshuare në Nartë të Vlorës

Published

on

Një grabitje ka ndodhur në një banës në Nartë të qytetit të Vlorës. Mësohet se në këtë banesë jetonte një e moshuar 85-vjeç e quajtur Varvara Papa.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Nartës. E moshuara jetonte e vetme në banesë.

Në rrëfimin e saj, 85-vjeçarja ka bërë me dije se grabitësit e kishin dhunuar, dhe më pas e kishin mbuluar me jorgan duke i marrë vetëm 200 lekë të reja që ajo kishte në shtëpi, pasi ende se kishte marrë pensionin.

“Unë sa u futa këtu erdhën dhe më zuri sytë. Kush është i thashë unë, mos bërtit më tha se do të të vrasim. Nxorrën jorganin e çupës. Më mbuluan pastaj. Më lidhën duart, këmbën e gojën Morën 200 lekë, aq kisha në shtëpi. S’kisha marrë as pensionin,“, tregoi ajo.

Exit mobile version