Aktualitet

Grabitja e karburant “Krasniqit” në autostradë, Policia: Është arrestuar menaxheri, simuloi ngjarjen se i la lekët e xhiros në kumar; Në pranga dhe pronari, kishte lojëra fati (EMRAT)

Published

on

Dy perosna kanë rënë në pranga për grabitjen me dhunë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës, shkruan newsbomb.al. Në pranga ka rënë menaxheri i karburantit dhe pronari i një lokali në ambientet e karburantit.

Sipas Policisë, janë arrestuar: Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i karburantit dhe Arsid Haxhija, 22 vjeç, pronari i lokalit që organizonte lotari të palejuara, ku dyshohet se shtetasi Gert Farruku ka humbur shuma të mëdha parash duke luajtur loto.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 06.06.2021, në një karburant, ku u vodh me dhunë një shumë e madhe parash, organizuan punën për zbardhjen e  ngjarjes.

Në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve  Gert Farruku, 23 vjeç dhe Arsid Haxhija, 22 vjeç.

Nga hetimet e kryera dhe mbledhja e të gjitha provave procedurale është konstatuar se në momentin e vjedhjes një person i maskuar ka zbritur nga një mjet dhe i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetasit Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i kompanisë.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi Gert Farruku për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi, shkruan newsbomb.al.  Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi, ky shtetas e ka luajtur në lotari të palejuara në lokalin e shtetasit Arsid Haxhija, i cili ka përfituar shuma të mëdha parash nga shtetasi Gert Farruku

Menaxheri i firmës, shtetasi Gert Farruku dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë  borxhet që ka patur në loto.  Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” në ngarkim të shtetasit G. F., dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit A. H.

Exit mobile version