Informacioni i ri në lidhje me rastin e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis nga Koropi i Athinës po del në dritë.
Një dëshmitar, i cili foli të premten në mbrëmje në emisionin “Dritë në Tunel” në Greqi, pretendon se ai e pa vajzën pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori.
Gjurmët e 19-vjeçares u zhdukën në mesditën e së premtes, 16 tetor. Familja e saj dhe autoritetet – tre muaj e gjysmë më vonë, janë duke shqyrtuar të gjitha informacionet në lidhje me zhdukjen e saj misterioze. Një dëshmi që mbërriti në emisionin javor “Dritë në tunel” ka sinjalizuar një alarm për policinë greke për vajzën 19-vjeçare të zhdukur. Siç dëshmon një dëshmitar ai e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori.
“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë kur është koha për të bërë ndërhyrjen e duhur. Ditën që policia vajti me prokurorin ata së bashku me vajzën u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën … Ajo ishte në rrugën Iasonos në Metaxourgeio. Ata e kanë marrë atë nga atje tani”, tha ai karakteristikisht në emision.
Sipas reportazhit të emisionit “Dritë në tunel”, policia ka përsëritur kërkimet në zonën më të gjerë, por pa rezultat. Madje besohet se askush nuk do të rrezikonte me një publicitet të tillë, për të përfituar nga një person i zhdukur në vende të tilla.
Rendësi ka që vajza jeton dhe është punë orësh apo ditësh që ajo të kthehet pranë familje s se saj.
“Ka kamera që nuk u kontrolluan …”. Së bashku me vëllain e 19-vjeçares, emisioni “Tuneli” ndoqi rrugën e misterit. Banorët dhe blerësit e zonës që e njihnin atë, ishin të gatshëm të ndihmonin. Disa kishin kamera që me siguri do ta kishin regjistruar, por askush nuk i hetoi ato në ditët e para. “Për të kaluar kaq shumë ndalesa pa ndalur, dikush duhet t’i ketë thënë asaj të shkojë te ai. Autobusi 308 që Artemis duhej të merrte kaloi, ajo nuk hipi në të, kështu që po priste dikë”, theksoi vëllai i saj. Gz shekullit.