
Greqia ka vendosur që të hapë doganën e Kapshticës, e cila qëndron e mbyllur që nga data 7 dhjetor e vitit të shkuar.
Institucionet greke u kanë dërguar një letër ministrisë dhe kërkojnë që të hiqet ndalimi i hyrjes nga Kapshtica, që deri më sot ka funksionuar vetëm për daljen nga Greqia.
Kushti për hapjen e kësaj dogane është respektimi i rregullave sanitare dhe testi i Covid-19 për personat që hyjnë.
Deri tani hyrja për në Greqi bëhet vetëm nga Kakavija dhe po pritet përgjigjia për Kapshticën.
Edhe në Kakavijë, kërkohet testi i Covid-19 dhe respektimi i rregullave sanitare, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.tpz.al