Connect with us

Aktualitet

Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Greqia është goditur sërish sot nga një tërmet i fortë.

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP), Efthymios Lekkas, bëri me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.

Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës që regjistroi tërmetin, ai u përqendrua në zonën detare, 27 kilometra në perëndim në jugperëndim të Tilos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

“Ne po shikojmë fenomenin, është një dridhje sizmike, një nga më të ndjerit në ishull dhe vjen nga e njëjta zonë fokale”– tha Lekkas.

Dridhja sizmike fillimisht, u regjistrua nga Instituti Gjeodinamik në orën 15:38.

Ditët e fundit në zonë ka një aktivitet intensiv sizmik që kishte shqetësuar banorët.