Connect with us

Aktualitet

Greqia shkundet nga tërmeti me magnitudë 6.3, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.3 është ndjerë në Greqi, me epiqendër në Kretë.

Epiqendra u regjistrua 23 kilometra në juglindje të Zakros, me një thellësi prej 8 kilometrash.

 

Përveç Kretës, tërmeti u ndje edhe në Rodos dhe ishuj të tjerë të Egjeut, por edhe në Atikë.

Sipas dëshmive të cituara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati disa sekonda.

Derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar, por mediat greke njoftojnë se të dhënat janë në përditësim.