
Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 rihter lëkundi ishullin Samos në Greqi, sipas Institutit Gjeodinamik. Epiqendra ishte 12 km në veriperëndim të Samos.
Por më shumë se lëkundja e sotme, e cila ishte e vogël, banorët janë alarmuar pasi vjen vetëm pak muaj pas tërmetit të fuqishëm 6.6 ballë në 30 tetor 2020 me të njëjtën epiqendër, që la 2 viktima në ishullin grek dhe mbi 100 në Izmir të Turqisë.