Politike

Grida Duma: Ne jemi njerëz me kredenciale, po i themi SPAK-ut hajde na heto

Published

on

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka folur për vettingun e politikës nga SPAK, një prej amendamentet kushtetuese që ka miratuar grupi parlamentar i PD për ta dorëzuar në Kuvend duke thënë se është mënyra që t’i kërkojnë shqiptarëve të besojnë tek opozita.

Në emisionin “Top Talk”, Duma tha se është edhe një mënyrë që të fuqizohet SPAK dhe të vihet në vend drejtësia.

 

Duma: Besoj që PD, ky është qëndrim dhe analizë e mia, ka të gjithë kredencialet të udhëheqë axhendën e reformave si forcë politike e madhe në vend me kredibilitet të madh dhe ku e ka besimin e madh përtej të gjithave që mund të thuhen tek ajo që po bën duke propozuar vettingun në politikë.

Ne po çojmë një dokument në të cilën i themi SPAK-ut, na heto ne. Kjo është prova e parë që i japim shqiptarëve duke i thënë na besoni sepse jemi duke dorëzuar një dokument ku i themi na hetoni ne dhe të afërmit tanë apo bashkëpunëtorët në të gjitha nivelet për të besuar që ajo që kemi, ajo që disponojmë dhe përfaqësojmë është e pastër.

Besoni që SPAK mund t’ju dëgjojë?

SPAK ka një kompetencë që të ketë politikën nën vëzhgim. Cili është ai organizëm, i cili mund t’ju shtohet një kompetencë kontrolli për të ushtruar detyrën në nivelin më të lartë se i kam dëgjuar shqiptarët pafund, “kokat e mëdha”, “peshku i madh”, sot nuk kam asgjë që ka nisur në nivel drejtorësh, por drejtësia e tregon veten kur godet lart. Kur ne i themi, të japim mekanizmin që të godasësh majën e sistemin, besoj që fuqizimi i SPAK-ut i leverdis SPAK-ut vetë.

Në propozimet që kanë bërë në raport me ndryshimet kushtetuese, vihet re termi “rikthim i koalicioneve të përbëra” që u hoq në miratimin e ndryshimeve kushtetuese në korrik 2020. Përse po rikthehen koalicionet e përbëra?

Nuk kemi thënë rikthim tek koalicionet, kemi thënë zhbërje e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të njëanshme. Kjo e çon situatën jo në progres por në një faktim kontraktualiteti politik. Kanë zhbërë kushtetutën në mënyrë të njëanshme, për shkak se e zhbënë dhe deshën ta merrnin fitoren në tavolinë, ndodhi që qindra mijëra vota qytetarësh u konsideruan të pavlefshme.

Zona gri po e lë politikën çdo ditë e më shumë, ky është qëndrim i imi personal. Të arrish të shkosh në zgjedhje dhe 100 mijë apo 200 mijë votues dhe të arrish të mos ia çosh vullnetin votuesit që është në këto ditë të mosbesimit me politikën dhe kur voton, të mos i numërohet, është jo ndëshkim i demokracisë, por rrënim dhe do të thotë se udhëhiqemi nga pakica.

Jemi ende në draftin që po e kalojmë ende në filtrat e kolegjialitetit në PD. Terminologjia nuk cenon listat e mbyllura apo të hapura. Ne vijojmë të qëndrojmë tek listat e hapura dhe preferenciali.

Exit mobile version