Aktualitet

Gruaja e gënjeu sy më sy, i tha se binjakët i lindi të vdekur. Tronditet bashkëshorti kur hapi arkivolin

Published

on

Një burrë ka rënë pre e mashtrimit të gruas së tij, pasi bashkëshortja i tha se binjakët kishin lindur të vdekur, por kur ai hapi arkivolin brenda gjeti dy kukulla.

Daud Daudov, 33 vjeç, fillimisht mendoi se djemtë e tij mund të ishin “gjallë”, por u përball me dy kukulla. Një hetim policor u hap pasi ai pretendoi se mjekët e spitalit kishin zëvendësuar ‘binjakët e tij të porsalindur të vdekur’ me kukulla përpara varrimit të tyre.

Ai madje zbuloi një video nga varrosja ku hapi qefinët për të parë foshnjat e tij për herë të parë dhe zbuloi kukullat. Daudov i shokuar dhe të afërmit e tij më pas thirrën policinë, duke shkaktuar një skandal për abuzimin e foshnjave në Rusi.

Por të enjten gruaja e tij rrëfeu se nuk lindi dhe kishte mbështjellë kukullat në një qefin për varrimin. Ajo e bëri këtë sepse burri i saj ishte shumë i lumtur kur dëgjoi se ishte shtatzënë dhe nuk mund të ndalej së gënjyeri, tha ajo.

‘Gruaja kaloi një ekzaminim mjekësor i cili vërtetoi se ajo nuk kishte lindur,‘ tha guvernatori i Stavropolit Vladimir Vladimirov. Në një deklaratë nëna, e quajtur Laura, pranoi se ajo kishte falsifikuar shtatzëninë e saj, së bashku me lindjen dhe vdekjen e të porsalindurve, sepse burri i saj dëshironte aq shumë të kishte fëmijë.

Exit mobile version