Aktualitet

Gruaja i kërkoi divorcin, ai e vrau! Detaje të reja nga krimi i rëndë në lokal

Published

on

Një plumb në gjoks dhe një plumb në kokë kanë qenë fatale për 43-vjeçaren e cila u vra këtë të martë nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar, 56-vjeçar, ka shkrepur armën në drejtim të saj sapo është futur në lokalin e vëllait të viktimës, ku ajo punonte dhe mësohet se në trup e kanë prekur 8 plumba.

Protothema zbardh motivin e këtij krimi të rëndë. Sipas saj, gruaja i kishte kërkuar divorcin burrit.

Ajo kishte disa muaj që ishte shpërngulur nga Athina në një zonë të Larisës, ku po punonte në lokalin e të vëllait.

“Para dhjetëra dëshmitarëve okularë, një burrë 54-vjeçar hyri në lokalin e vëllait të gruas së tij në zonën Sotiritsa të Larisës dhe qëlloi me gjakftohtësi gruan 43-vjeçare që punonte atje, tetë herë, duke e lënë të vdekur në vend!”, shkruan media greke.

Autori u përpoq t’ja mbathtë pas krimit por u ndalua nga dëshmitarët.

“Ai nuk jetonte këtu, erdhi nga Athina dhe e vrau. Viktima ishte nga zona Sotiritsa  dhe ishte martuar me të e jetonin në Athinë. Por disa muaj më parë, për shkak se vëllai i saj ishte i sëmurë rëndë, ajo kishte ardhur në Sotiritsa dhe punonte në lokalin e tij. Tani askush prej nesh nuk e di se çfarë problemesh kishin me njëri -tjetrin. Ajo që mësova është se autori erdhi nga Athina dhe e vrau në lokalin e vëllait të saj. Viktima ishte 43 vjeç, ai ishte më i madhi se ajo. Ata ishin të martuar për shumë vite sepse fëmijët e tyre janë afër të 20-ave. Viktima jetonte këtu për të paktën 4 deri në 5 muaj”citon media greke Vassilis Letsios.

Exit mobile version