
Paula është një grua në Britaninë e Madhe, që pretendon se është marrë nga alienët.
Gruaja 50-vjeçare, pretendon se është marrë nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj.
Paula jeton në Bradford të Anglisë dhe thotë se ka shenja për të provuar aventurën e saj me alienët.




Sipas saj, takimi i parë me UFO-t ishte në moshën 6 vjeçare.
Gjyshja, e cila nuk ka folur më parë për këto takime, ka bërë publike imazhet e trupit të saj me shenjat e shkaktuara nga alienët.
Paula ka pohuar se miliona njerëz kanë pasur takime të ngjashme, teksa thotë:
“Ka pasur disa reagime dhe njerëzit më quajnë “jo normale”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë sepse nuk kanë hasur kurrë në ngjarje të tilla.