Kronikë

Grushta pas përplasjes së mjeteve, një në pranga, tjetri hetim në gjendje të lirë

Published

on

Policia Vendore Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 44 vjeçar, ndërsa proçedoi penalisht një tjetër. Sipas policisë, të dy personat janë grindur me njëri-tjetrin, pasi makinat e tyre u përplasën, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policsë Durrës

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 44 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., pasi shtetasi G. M., duke drejtuar mjetin tip Volksëagen është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe më pas janë konfliktuar duke goditur me grushte njëri – tjetrin.

Nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale.

Pas testit të alkoolit u konstatua se shtetasi G. M. ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version