Politike

Hajdari reagon për herë të parë mbi përgjimet e Ndragheta-s: SPAK-u ta çojë në fund këtë çështje

Published

on

Deputetja e opozites parlamentare, Rudina Hajdari ka theksuar ditën e sotmë që dalja e përgjimeve të Ndragheta-s ka vënë në pah se Shqipëria është shumë pas në procesin e integrimit Europian.

Duke akuzuar qeverinë sit ë përfshirë në afera korruptive të tilla, Hajdari ka deklaruar se të tilla veprime i kushtojnë shumë imazhit të Shqipërisë.

Ajo gjithashtu i ka bërë thirje SPAK-ut që ti marrë këto çështje dhe t’i dërgojë deri në fund, në mënyrë që personat përgjegjës të dënohen.

Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realist. Procesi mbart një interes të lart kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje sidomos nga ana e SPAK përgjimet e fundit që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptove që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze, ku përflitet për shumë persona të implikuar.

Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive dhe e quajnë sikur bëhet për shkak të fushatës, kjo nuk është e drejtë. Është një problem i lartë, sidomos kur bëhet fjalë për koncesione, Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së.

Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE, ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona se pa ndëshkimin e tyre ne do e ushqejmë këtë lloj mënyrë dhe ta harroni se integrimi i BE do ecë përpara dhe kjo nuk është në faj të vendeve të BE, apo të shkak të pandemisë, qeveria aktuale ka përgjegjësinë kryesore.

Kam frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhjet dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk është fushatë, kjo është një thirrje apeluese për të bërë atë që është e drejtë për këtë vend, që në momentin që dalin përgjime të till,” deklaroi Hajdari gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Përgjimet e publikuara nga mediat italiane në lidhje me aktivitetin e organizatës mafioze Ndragheta kanë turbulluar së fundmi edhe politikën shqiptare, përshkak se në përgjime flitet për investime të kësaj organizate në një shumë rreth 250 milionë euro. Pas përgjimeve kanë filluar dhe akuzat midis opozitës dhe mazhorancës.

Exit mobile version