HOROSKOPI

Hena e re do ndikoje fort keto 2 shenja/ Astrologia Susan Miller paralajmeron per ndryshime

Published

on

Peshorja

Hëna e plotë e muajit të shkuar, përcaktoi atë që pak a shumë do të ndodhte në ditët e para të nëntorit. Lajmet që do të dëgjoni mund t’ju surprizojnë dhe do ta ndjeni të nevojshme për të menduar gjatë para se të përgjigjeni. Probleme të vogla mund t’ju shfaqen me financat, të cilat do të pësojnë ndryshime të papritura që kërkojnë gjetjen e një ekuilibri.

Nëse dëgjoni lajme pozitive (që mund të lidhen me financat), do të zgjidhni të mos i tregoni njeriu duke qenë se shumica e njerëzve po hasin probleme të mëdha ekonomike si pasojë e pandemisë.

Ditët e para të nëntorit nuk janë koha e duhur për të bërë marrëveshje apo për të firmosur kontrata, prandaj prisni deri në dhjetor.

Hëna e re e 14 nëntorit do t’ju japë mundësinë të gjeni mënyra të reja për të fituar para. Mund të njoftoheni për një punë që ju e bëni me qejf, ose nëse jeni i vetëpunësuar, do të merreni me klientë të rinj.

Kërkoni dhe promovoni talentin tuaj pasi universi është me ju. Nëse po kërkoni një punë të re, thuajani këtë të gjithë njerëzve që ju rrethojnë.

Përsa i përket jetës private, nëse keni qenë duke kërkuar për një banesë të re, pozicioni i Hënës do t’ju ndihmojë. Nëse keni nevojë për para shtesë, familja do t’ju vijë në ndihmë.

Hëna e Plotë e 30 nëntorit, në Binjak do t’ju bëjë të nxirrni konkluzione për një nga aspektet më poshtë: 1 -projekt që lidhet me median, 2-një lidhje biznesi, 3- një çështje ligjore, 4- një diskutim me dikë që jeton larg jush.

Do të doni të udhëtoni gjatë kësaj kohe, por bëni kujdes pasi situata me Covid-in nuk do të qetësohet deri në fund të dhjetorit.

Në një hënë të plotë, diçka mbaron që një tjetër të fillojë. 30 nëntori është moment shumë i rëndësishëm që lidhet me veprimet apo diskutimet që keni bërë në ekilpsin e fundit, atë të 5 qershorit. Çfarë ndodh përgjatë një eklipsi është i rëndësishëm dhe kërkon vëmendje, pasi ndikon tek e ardhmja. Ky muaj është koha më e mirë për të blerë rroba dhe veshje të reja. Sharmi ju identifikon, prandaj buzëqesh dhe zgjidh me kujdes.

Akrepi

Nëntori nis me një shënim të ashpër për ju. Hëna e Plotë ndodhi teknikisht në 31 tetor, por do të ndikojë përgjatë gjithë këtij muaji. Do të jetë shumë e rëndësishme të mbroni shëndetin tuaj, pasi është periudhë delikate. Duket se partneri juaj në dashuri ose biznes, mund t’ju japë lajme që s’i prisnit. Diçka e tillë do të shkaktojë një shenjë tek ju dhe ndjesitë që keni në lidhje me atë marrëdhënie.

Fatmirësisht, gjërat rregullohen në mes të muajit dhe ju do të merrni një dhuratë nga universi. Hëna e Re e 14 nëntorit do t’ju japë mundësi të mendoni për nevojat dhe ëndrrat që keni. Keni qënë të zënë duke zgjidhur problemet e të tjerëve, veçanërisht në zyrë, por duhet të tregoheni të zgjuar të merrni kohë për vete dhe për çfarë ju bën të ndiheni mirë.

Bëni mirë ta përdorni në funksionin tuaj Hënën e Re, pasi mund të bëjë shumë gjëra që t’ju vijnë në ndihmë. Aty nga 14 nëntori mund të nisë një lidhje e re, që do t’ju krijojë ndjesinë e sigurisë që kishit kohë pa e ndjerë. Muaji i fundit ka qenë i mbushur me vonesa, ndryshime dhe çaste frustruese. Klientë apo individë të ndryshëm nuk ju kanë dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me punën ose email-et kanë patur probleme. Gjërat do të ndryshojnë pas 3-4 nëntorit dhe aty nga fundi i muajit do të ecin më ngadalë.

Financat do të jenë në mendjen tuaj kur nënëtori të përfundojë, por duket se jeni gati të mbaroni një marrëveshje me shumë vlerë. Ditët e fundit të nëntorit, do t’ju lënë një shije fantastike!

Exit mobile version