Aktualitet

Heqja e masave kufizuese për turistët, Merkel dhe Macron qortojnë Greqinë

Published

on

Rreziku nga mutacioni më i ri i Covid Delta duket se ka sjellë reagime të shumta nga liderët e vendeve në BE të cilët theksojnë se duhet të bëhet kujdes në masat kufizuese.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, duke sinjalizuar mundësinë e kufizimeve shtesë të udhëtimit para kulmit të sezonit turistik, kanë kritikuar disa nga vendet që janë të varura nga turizmi për hapjen pa kushte për shtetasit që janë vaksinuar me vaksinën kineze dhe ruse.

Greqia është një ndër vendet e kritikuara, pasi ka lejuar pranimin e turistëve për udhëtarët e vaksinuar me Sputnik V dhe Sinovac, ku sipas EMA-s nuk janë aq efektive.

Ndër të tjera Merkel dhe Macron kanë rënë dakord për një ndalim të mundshëm të udhëtimit nga vendet ku mutacioni Delta është jashtë kontrollit

Exit mobile version