Aktualitet

Heshtje në PD për shpalljen e Berishës non grata në SHBA

Published

on

Partia Demokratike nuk ka asnjë reagim në lidhje me vendim e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata në SHBA të ish-kryetarit Sali Berisha dhe familjes së tij.

MCN kontaktoi me sekretarin për marrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu, i cili nuk pranoi të komentojë deri në qëndrimin zyrtar të PD-së.

Që prej publikimit të vendimit, nga radhët e opozitës nuk ka pasur asnjë reagim.

Ish-kryeministri Berisha hyri sot zyrtarisht në listën e personave non grata në SHBA. Sali Berisha dhe familja e tij janë cilësuar të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Në njoftimin e DASH, thuhet se vendimi për shpalljen e Berishës non grata bie në fushë-veprimin e ligjit 7031(c).

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes, në dëm të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Exit mobile version