Connect with us

Aktualitet

Hetoi Ardian Çapjen dhe nipin e tij, merret në mbrojtje prokurori Ritvan Sukaj

Published

on

Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardian Çapjen dhe nipin e tij, Florenc Çapjen është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjes.

Ai u arrestua ditën e djeshme nga forcat RENEA, pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

Pas arrestimit të tij, policia njoftoi sot kapjen e një tjetër personi që fshihej në banesën e Ardian Çapjas.

Bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e kapjes, iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.