Aktualitet

Hidhet nga kati i shtatë Pedagogu i prekur me Covid

Published

on

Një pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij.

Burimet bëjnë me dije se 65-vjeçari Jakov Oga, i infektuar me Covid, është hedhë nga ballkoni, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte pedagogu duke bërë të mundur shpëtimin e tij

Policia fillimisht nga zhurma ka dyshuar se është grabitje, por më pas rezultoi se pedagogu Oga në kushte të rënduara psikologjike për shkak të Covid kishte tentuar të vetëflijohej.

Exit mobile version