Aktualitet

Hodhi shiritin e kapitenit në tokë, motra e Ronaldos: Kjo është dashuri për atdheun!

Published

on

Ronaldo nuk duroi dot në fund të ndeshjes me Serbinë, pasi edhe pse topi e kaloi vijën fatale arbitri nuk e konsideroi golin gjuajtjen e tij dhe Portugalia u ndal në barazim 2-2.

Sulmuesi i Juventusit protestoi dhe mori karton të verdhë, madje ai hodhi edhe shiritin e kapitenit në tokë.

Lëvizjet me duar ishin krejt normale, ndërkohë që në mbrojtje të Ronaldos ka dalë edhe motra e tij, Katia Aveiro.

Ajo ka bërë një postim në rrjetë sociale dhe shkruan: “Kjo quhet dashuri për atdheun dhe për fanellën”.

Vetë sulmuesi i Portugalisë, mes të tjerash në rrjetet sociale shkruante:

Unë gjithmonë jap dhe do të jap gjithçka për vendim tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Ka edhe periudha të këqija për t’u përballur me to, veçanërisht kur ndiejmë se një komb i tërë po dëmtohet.

Çojmë kokën dhe përballemi me sfidën tjetër. Forca Portugali”.

ÇFARË THA TRAJNERI SANTOS – Pas ndeshjes me Serbinë, për golin e Ronaldos që nuk u llogarit foli edhe trajneri Fernando Santos:

“Topi ishte më shumë se gjysmë metri brenda portës. Sigurisht kjo nuk është alibi për atë që nuk bëmë, apo për faktin se mund të ishim paraqitur më mirë. Por të futet topi një gjysmë metri në portë dhe të mos quhet gol, kjo është e pamundur në futboll. Arbitri thjesht më kërkoi falje.

Është hera e dytë që më ndodh në një ndeshje kualifikuese. Nuk është e mundur që në një garë të tillë për kampionat Botëror të mos ketë VAR ose “Goal Line Technology”.

Arbitrat janë njerëz, ata bëjnë gabime dhe kjo është arsyeja pse ekziston teknologjia VAR, me qëllim që këto gabime të mos ndodhin”.

Exit mobile version