HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2020

Published

on

Dashi

Shijoni momentin. Mos e teproni me kujdesin nëse vërtet doni të provoni emocionet që po kërkoni. Ecni përpara drejt mundësive të reja.

 

Demi

Përkushtojuni më shumë konkurrencës nëse vërtet doni të qëndroni në “lojë”. Mos u shqetësoni por tregohuni të vendosur. Ju mund t’ia dilni mbanë.

 

Binjakët

Ekziston mundësia që të mos ecni shumë shpejt me planet që keni bërë për ditën e sotme. Tregohuni shumë të kujdesshëm me personat që ju rrethojnë. Partneri/partnerja juaj do t’ju ndihmojnë shumë për të kuptuar se çfarë po ndodh.

 

Gaforrja

Dikush nga e kaluara mund t’ju nxisë disa emocione të papritura. Ndoshta nuk do të dini të silleni lidhur me këtë. Përpiquni të përqendroheni në gjëra të tjera në mënyrë që të largoni mendjen dhe të ndiheni më të qetë

 

Luani

Mund të keni qenë shumë të ngarkuar emocionalisht gjatë ditëve të kaluara, pavarësisht se nuk e keni shfaqur. Ka gjasa që të mos jeni duke vepruar ashtu siç duhet. Vendosini vetes një qëllim të caktuar dhe ndiqeni atë.

 

Virgjëresha

 

Vlerësoni këshillat e familjarëve para se të dilni nga shtëpia gjatë ditës së sotme. Ekziston mundësia të kaloni një ditë të trazuar. Nuk parashikohen zhvillime të veçanta në dashuri.

 

Peshorja

Do të përballeni me një punë të vështirë dhe do t’ju duhet të rrezikoni për të arritur atë çfarë dëshironi. Për aq kohë sa gëzoni respektin e të tjerëve, do të keni të gjitha të drejtat të mbroni pozicionin tuaj.

 

Akrepi

Përqendrohuni tek te afërmit tuaj sot, tek motivimet apo shqetësimet e tyre. Do t’ju duhet të kaloni përtej kufijve tuaj gjatë kësaj dite. Energjia pozitive që do t’ju jepni të tjerëve, do t’ju shpërblehet shumë shpejt.

 

Shigjetari

Do ta ndjeni shumë të nevojshme të bëni disa ditë pushim. Do të jeni në gjendje të mësoni më shumë rreth një çështjeje për të cilën keni qenë gjithë kuriozë. Kjo do t’ju qetësojë zemrën dhe stimulojë mendjen.

 

Bricjapi

Përgatituni për një ditë të mrekullueshme. Do t’ju rrethojë një energji e madhe pozitive. Është dita e duhur për tu argëtuar plotësisht.

 

Ujori

Në momentin që do t’ju duket se po humbisni një mundësi mjaft të mirë, do të kujtoni diçka të rëndësishme në momentin e fundit. Nuk përjashtohet mundësia e një dhurate nga një miku/mikja juaj.

 

Peshqit

Një person i ri në jetën tuaj mund t’ju nxisë debat në rrethin shoqëror. Kjo mund t’ju krijojë konfuzion për pak kohë. Ekziston një mister rreth personit në fjalë, gjë të cilën do e keni të vështirë ta zbuloni.

Exit mobile version