HOROSKOPI
HOROSKOPI date 7 Tetor i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites ne dashuri
Published
4 years agoon
By
adminDashi
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe problemet financiare do shtohen.
Demi
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Gjatë kësaj dite do hidhni hapa përpara si në jetën profesionalë ashtu edhe në atë sentimentale. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të dashuri si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Debatet thuajse do mungojnë plotësisht dhe nuk do mungojnë çastet romantike me disa detaje të veçanta. Nëse ende jeni vetëm do jeni më bindës dhe më interesantë për të tjerët kështu që do merrni propozime plot. Sipas Dritare.net, në punë duhet të tentoni çdo gjë pa pasur frikë sepse yjet do i keni në krah. Hidheni sot edhe një kandidaturë që keni menduar. Për financat do jeni të frymëzuar dhe do i menaxhoni në perfeksion. Disa madje do ju adhurojnë dhe do ju kërkojnë këshilla.
Binjakët
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Klima yjore do jetë shumë e mirë sot dhe ambiento do jetë gjithë kohës i ngrohtë. Nëse keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet për të kënaqur fillimisht veten dhe atë që keni në krah. Çdo premtim që keni bërë do e mbani. Ju beqarët do pëlqeni dikë, por do keni një përzierje mendimesh dhe nuk do dini nëse duhet apo jo të hidhni hapa. Dëgjoni më mirë zemrën. Në punë do i bëni gjërat shpejt dhe mirë. Vërtet do lodheni pak, por përfundimet do ju kënaqin pafundësisht. Në planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse mund t’iu dalin probleme më vonë. Para hua mos jepni për asnjë arsye.
Gaforrja
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Luani
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet e mire.
Virgjëresha
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sot keni për të marrë një lajm shumë të mirë që do ua mbushë zemrën me gëzim. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me atë që keni në krah dhe do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Do joshni dhe do ju joshin gjithë kohës. Nëse jeni beqarë nuk do keni aspak dyshim tek aftësia juaj joshëse dhe do guxoni të bëni deklarata. Vërtet do merrni përgjigjet e menduara. Në punë do iu jepen mundësi edhe më të mira për të treguar veten dhe për të arritur sa më lart. Motivimi nuk do ju mungojë asnjëherë. Në planin financiar tregohuni më të përgjegjshëm dhe mos shpenzoni me sa më shumë kujdes.
Peshorja
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Sipas Dritare.net, ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.
Akrepi
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sektori i dashurisë do jetë më i privilegjuari sot dhe duke u ndier të përmbushur shpirtërisht do e kaloni ditën më mirë. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë pasiononte dhe shumë e veçantë. Nuk do mungojnë surprizat delikate nga të dyja palët. Ju beqarët do takoni persona magjepsës në rrethin profesional. Mund të jetë një koleg, por edhe një klient që do vijë rastësisht. Në punë do jeni më këmbëngulës dhe më luftarakë. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur dhe sa më shumë sfida t’iu dalin aq më shumë do frymëzoheni për t’i kaluar. Për të përmirësuar financat mund të provoni edhe lojërat e fatit sepse ka mundësi të fitoni.
Shigjetari
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Plutoni nuk do ju ndihmojë të keni një ditë shumë të mirë. Në tërësi do jeni goxha nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të mbani një marrëdhënie të kënaqshme me atë që keni në krah dhe debatet do vazhdojnë. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë mund të joshni disa persona, por të afërmit nuk do ua pëlqejnë dhe do bëjnë çmos t’ua ndryshojnë mendjen sa më parë. Në punë do kërkoni shumë më shumë nga vetja dhe nuk do ndaleni të bëni edhe sakrifica. Gjithsesi sot nuk pritet ndonjë sukses vezullues. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja do vazhdojë të përkeqësohet.
Bricjapi
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Do jeni shumë nostalgjikë sot dhe kjo do ju bëjë të mërziteni në disa momente. Ju të dashuruarit mundohuni të mos izoloheni për asnjë moment sepse partneri do ju largohet pak nga pak dhe përgjithmonë. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë tuaj dhe për disa fjalë të ngrohta. Nëse jeni beqarë duhet t’i vini kapak së shkuarës për të përfituar nga mundësitë që jep e ardhmja. Në punë do i keni idetë të qarta, por pak mbështetje nga kolegët e besueshëm do ju nxitë të arrini edhe më shumë. Financat do dini si menaxhoni më shumë përkujdes dhe maturi.
Ujori
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Sot duhet të tregoheni më të fortë dhe më të pathyeshëm sepse shumë do mundohen t’iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos i dëgjoni aspak fjalët e atyre që ju rrethojnë, por dashurohuni si ta ndjeni dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të bini në dashuri me një person me shumë vlera që do ua zbukurojë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë do keni konkurrencë të fortë me disa kolegë. Ai që duron dhe guxim më shumë do jetë më i fituari nga të gjithë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të vogla, por që do ju mërzitin shumë.
Peshqit
Horoskopi i datës 7 tetor 2020
Kjo ditë do jetë shumë e mirë falë ndikimit të Saturnit. Do shpreheni më shumë dhe nuk do keni as kontradiktat më të vogla me njëra-tjetrën. Nëse jeni në një lidhje do keni një ditë të bukur, me momente të ngrohta dhe pa konflikte. Nëse jeni beqarë bëjini sytë katër sepse në çdo moment sepse mund të ndeshni personin e ëndrrave. Shfrytëzojini çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë do keni më shumë vullnet dhe do jeni më këmbëngulës për të arritur ato që dëshironi. Nuk do keni më situata të ndërlikuara. Shpenzimet e tepruara ndalini njëherë e mirë sepse përndryshe gjendja nuk do stabilizohet.