Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 12 korrik 2020

Published

on

Dashi

 

Do ta nisni ditën me shumë energji. Rrini në kontakt me miqtë e ngushtë dhe shihni seç po ndodh rreth tyre. Nëse merrni një lajm të keq prej tyre, tregohuni vullnetar për t’i ndihmuar.

 

Demi

 

Të mbash emocionet nën kontroll nuk është edhe aq e lehtë. Ka gjasa ta keni të vështirë të zbuloni se çfarë po ju shqetëson realisht. Qëndroni pak kohë vetëm, në mënyrë që të ndiheni të qartësuar.

 

Binjakët

 

Do të përjetoni shumë ndryshime së shpejti. Do ta keni të vështirë të jetoni momentin aktualisht. Sa i përket lidhjes suaj në çift, përpiquni të gjeni pak kohë dhe të reflektoni rreth ndodhive të fundit.

 

Gaforrja

 

Pika e fortë e qëndrimit për ju sot do të jetë mirëkuptimi i njerëzve. Do të jeni në sinkron me të gjithë, çfarë do t’ju sjellë harmoni dhe shumë argëtim. Hiqni dorë nga kujdesi i tepërt dhe lërini gjërat të marrin rrugën e tyre.

 

Luani

 

Një prej miqve tuaj do të ketë një këshillë mjaft të mirë për ju, ndaj merrjani për bazë. Ndërkohë, bëni kujdes nga disa persona të tjerë të cilët përpiqen të realizojnë planet e tyre duke përfituar prej jush. Tregohuni dëgjues i mirë, por mos ndryshoni qëndrim.

 

Virgjëresha

 

Pavarësisht se mund të përballeni me zhgënjim gjatë ditës së sotme, mos e humbisni energjinë. Mos u përpiqni të kuptoni çdo mister. Nuk mund të gjeni përgjigjen e çdo pyetje në mënyrë që të keni situatën nën kontroll.

 

Peshorja

 

Sot, burimi juaj më i madh i frymëzimit do të jenë njerëzit me të cilët ndesheni. Mendohuni thellë dhe mund të kuptoni se si të përfaqësoni më saktë veten. Një takim i rastësishëm mund t’ju japë një ide se çfarë të bëni për një mik të ngushtë.

 

Akrepi

 

Nëse nuk jeni të sigurt dhe keni dyshime lidhur me një çështje të caktuar, mos hezitoni të pyesni. Problemet në pritje duhet të zgjidhen së shpejti dhe ju e dini se duhet të filloni diku, fillimisht duke menduar pozitivisht.

 

Shigjetari

 

Energjia që ju transmetojnë miqtë tuaj është një nga mbështetjet me te mëdha. Ata janë të gatshëm të jenë kudo për ju nëse do te keni nevojë. Kjo do të thotë që nëse keni pritur të bëni një ndryshim në drejtimin e jetës suaj, kjo është koha e duhur për ta bërë.

 

Bricjapi

 

Bëhuni kreativë dhe mendoni lidhur me qasjen tuaj në një situatë të caktuar. Nëse do t’i shkruani një letër dashurie partnerit/partneres suaj, do ta bëni edhe më interesante marrëdhënien romantike. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.

 

Ujori

 

Bëni kujdes me shpenzimet që do kryeni këto kohë. Nëse keni vendosur të blini diçka të re, bëni pak durim. Fakti që këtë periudhë mund të keni shumë para në dispozicion, nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha menjëherë.

 

Peshqit

 

Kohët e fundit ka pasur disa episode që kanë ndikuar negativisht në rrethin tuaj shoqëror. Por sot gjithçka do të sqarohet dhe ju do të ndjeni se çdo gjë ka kaluar. Marrëdhënia me paratë do të jetë e vështirë këto ditë.