HOROSKOPI

Horoskopi ditor 17 gusht 2020 nga Russell Grant

Published

on

Dashi: Partneri juaj, qoftë në punë apo në marrëdhënie ka disa kërkesa, por ai duhet të kuptojë që ju nuk jeni të gatshëm ti pranoni ato. Ju nuk bëni ‘bamirësi’ me njerëzit që përpiqen t’ju manipulojnë ose të sundojnë mbi ju. Keni nevojë për më shumë liri në të gjitha aspektet dhe do ndiheni më të qetë me ata që janë fleksibël dhe mendjehapur. Shmangni konfrontimin duke u treguar sa më të arsyeshëm dhe të drejtë.

Demi: Ruajtja e ekuilibrit mund të jetë e gabuar në një marrëdhënie të ngushtë. Ju jeni besnikë, të dashur dhe bujar, por disa njerëz mund të përfitojnë nga kjo. Kushdo që pret nivele joreale të përsosmërisë nuk është lloji i duhur i mikut për ju. Eshte koha për të larguar marrëdhëniet që dalin jashtë ekuilibrit. Bëni disa ndryshime për ta kthyer lidhjen romantike akoma më emocionuese.

Binjakët: Në momentin kur bëni një premtim, njerëzit do të mbështeten tek ju me besimin që do e përmbushni. Nëse nuk ndiheni të aftë t’i bëni një mikut tuaj një favor, nuk jeni i detyruar të jepni përgjigjen që duan të dëgjojnë. Mos kini frikë të thoni jo. Nëse keni filluar një lidhje të re, mbaji gjërat sa më thjeshtë të jetë e mundur.

Gaforrja: Tipi i qeshur dhe pozitiviteti i mikut tuaj të ngushtë e bën jashtëzakonisht popullor. Do të takoni disa njerëz interesantë dhe do kaloni më shumë kohë me ta. Eshte mirë që ndonjëherë mos të tregoni fëmijën që ndodhet ende brenda jush. Tregohuni pak lojtar dhe lërini të tjerët të njohin fillimisht një anë tuajën. Nëse jeni në një lidhje jepini drejtim planifikimit të një surprize. Jeni single? Shpirti juaj binjak është më pranë nga sa mendoni.

Luani: Marrëdhëniet dhe miqësitë ju sjellin lumturi. Njerëzit që do njihni në punë do jenë shumë miqësorë. Pas kaq muajsh me kufizimie, jeta juaj ka marrë një kuptim të ri. Edhe perspektivat romantike duken të mira. Ju keni një bollëk energjie dhe do ta përdorni në aktivitete argëtuese. Nuk do jetë aspak e vështirë të vini në zbatim idetë që keni.

Virgjëresha: Të jesh në gjendje të ndihmosh miqtë për diçka që është e rëndësishme për ta, do të bëjë të lumtur edhe ty gjithashtu. Po tregoni shumë mirësi dhe edhe pse nuk prisni asgjë, kjo mirësi do ju shpërblehet. Aktivitetet e përbashkëta që do filloni me partnerin do të përmirësojnë më tej marrëdhënien tuaj dhe do ndiheni akoma më të lidhur bashkë.

Peshorja: Ndani problemet tuaja me dikë që keni besim. Nuk e përballoni dot ti mbani shqetësimet brenda vetes pa i ndarë me dikë. Një person i dashur për ju do t’ju japë mbështetjen që ju nevojitet që ta kaloni. Tani është koha për tu tërhequr nga një situatë në të cilën nuk doni fare të përfshiheni. Ose të paktën kërkoni pak kohë për tu menduar dhe të vendosni. Nëse qëndrimi në shtëpi po ju bën të ndiheni të stresuar, merrni parasysh që të bëni disa ndryshime.

Akrepi: Marrëdhëniet duken të ngurta dhe asnjë përparim nuk po ndodh. Një ngjarje apo event nuk do të rezultojë ashtu siç e prisnit. Nuk ka hap tutje në marrëdhënien e ngushtë me dikë dhe kjo ju bën të pyesni veten nëse fati juaj ‘fshihet’ vërtet aty ku mendonit. Jepi pak kohë vetes për të marrë në konsideratë përparësitë për të ardhmen.

Shigjetari: Duke dëgjuar të tjerët, do përmirësoni marrëdhëniet tuaja. Ju nuk mund të injoroni ndjenjat e partnerit tuaj. Pakënaqësia do të rritet nëse ai do ndihet i lënë pas dore ose i injoruar nga ju. Dëgjoni ato që ka për të thënë. Trajtojini situatat me më shumë ndjeshmëri dhe siguroni të dashurin që ju do kujdeseni për të. Kjo do t’ju bëjë të dukeni më pak egoist.

Bricjapi: Dikush po planifikon një surprizë dhe ju jeni çliruar që e keni zbuluar këtë para se të gjërat të shkojnë më tej. Nuk jeni të kënaqur me idenë për tu mbledhur sa më shumë njerëz. Bëju të ditur të tjerëve se preferoni një mbledhje të qetë që përfshin sa më pak njerëz të jetë e mundur.

Ujori: Mund të ndryshoni ambient nëse keni nevojë. Në fakt ju thjesht doni të bëni gjërat gati dhe të shkoni diku. Një koleg po ju shqetëson. Një fqinj po bëhet shumë kurioz për biznesin tuaj dhe ju thjesht dëshironi të shkëputeni nga këto strese. Kujdes me kë përzieni dhe për çfarë diskutoni, aty ku njerëz të tjerë mund t’ju dëgjojnë.

Peshqit: Një ftesë udhëtimi do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin tuaj romantik. Një lidhje e re do të jetë gjithçka që keni ëndërruar. Mos u çudisni nëse ndiheni sikur jeni në një përrallë. Emocionet janë të forta dhe nëse jeni në një lidhje, një udhëtim i shkurtër do të shijohet më shumë nëse shkoni si çift. Eh… Dashuria është e mrekullueshme.

Exit mobile version