HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 2 tetor 2020

Published

on

Dashi

Ju duhet të mësoheni me idenë që personat tuaj më të afërt ndërhyjnë në punët tuaja pak më shumë se sa ju do të dëshironit. Me kalimin e kohës ju do i falenderoni ata për ndihmën e tyre. Tani për tani filloni të qetësoni marrëdhëniet tuaja.

Demi

Ju ende keni detyra dhe çështje të pazgjidhura prandaj sa më shpejt të nisni të merreni me to aq më shpejt do filloni të ndiheni më mirë. Jini entuziastë në atë që bëni por gjithashtu nuk duhet ta shqetësoni veten.

Binjakët

Dielli në Peshore në këtë periudhë të vitit i bën të gjitha gjërat të mundura, të paktën për ju, kështu që ndaloni së ndjeri keqardhje për veten dhe filloni të zbatoni idetë tuaja. Harroni çfarë nuk shkoi mire në të kaluarën sepse ju do i realizoni ato në të ardhmen.

Gaforrja

Nesër ju do e keni mjaft të lehtë që t’i lejoni njerëzit më afër jush të kuptojnë se si ju ndiheni. Ju mund të jeni një shenjë e ndjeshme dhe e fshehtë por kjo nuk është një justifikim për t’i mbajtur emocionet brenda jush. Mos hezitoni të diskutoni për frikën tuaj.

Luani

Do të ishte shumë gabim të refuzoni një ftesë që do ju bëhet nesër vetëm sepse jeni të ngarkuar me punë. Ju duhet të rregulloni orarin dhe të krijoni kohë për aktivitete argëtuese.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti që të merreni seriozisht me gjendjen tuaj financiare. Filloni të kurseni dhe të shpenzoni më pak.

Peshorja

Filloni të bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe mos u shqetësoni nëse njerëzit rreth jush do ju kritikojnë për këtë fakt. Mos neglizhoni çështjet që janë të rëndësishme.

Akrepi

Ju ndoshta mund të mos jeni në gjendjen tuaj më të mirë shpirtërore por mos u shqetësoni. Në këtë periudhë të vitit merrni kohë dhe meditoni mbi atë çfarë doni të bëni në jetën tuaj.

Shigjetari

Ju do filloni t’i habisni njerëzit rreth jush me mënyrën se si arrini të përshtateni mjaft thjesht me situatat që vazhdimisht ndryshojnë. Zgjedhjet janë tuajat dhe duhet të përballeni edhe me pasojat.

Bricjapi

Silluni sikur njerëzit rreth jush janë duke kontrolluar çdo lëvizje tuajën, sepse në fakt ata janë duke e bërë këtë gjë. Gjithçka që ju thoni dhe bëni po vëzhgohet prej tyre.

Ujori

Në këtë periudhë të vitit filloni të ndiheni më energjikë se zakonisht. Nëse jeni duke menduar të bëni pushime, tani është koha e duhur për ta bërë këtë gjë, ose të paktën filloni të bëni plane.

Peshqit

Kohët e fundit jeni larguar nga realiteti dhe ka ardhur momenti që të jeni më realist në qëllimet dhe ambiciet tuaja. Mos dëgjoni të tjerët por zemrën tuaj.

Exit mobile version