HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 29 qershor 2020

Published

on

Dashi

 

Sot nuk do jetë një ditë ideale për të shprehur dashurinë apo për të vendosur datën e dasmës suaj. Më mirë përkushtohuni ndaj punës dhe çështjeve financiare. Shtyni të gjitha vendimet që kanë rëndësi për ju në një ditë tjetër. Flini shumë orë dhe pini shumë ujë.

 

Demi

 

Ju jeni të rrethuar nga miqtë me sens të përbashkët, të cilët do të jenë në gjendje t’ju këshillojnë më së miri: ata do të jenë në gjendje t’ju tregojnë kur e teproni dhe kur po veproni më së miri. Projektet e reja në vendin e punës do t’ju marrin ca kohë, por në fund do ja vlejn. Hani të shëndetshëm, shmangni ushqimet yndyrore dhe pikante.

 

Binjakët

 

Parashikimet më të mira për ditën e sotme kanë të bëjnë me dashurinë, jetën në çift, fëmijët dhe kohën e lirë; shijojini në maksimum. Nga ana tjetër, biznesi, lëvizje parash, kërkesa për financim nga banka mund të mos jetë të shkëlqyera, do përballeni me një humbje të mirë të parave.

 

Gaforrja

 

Venera në Binjakët vazhdon të komplikojë sferën tuaj private dhe dashurnë me partnerin. Puna dhe biznesi nuk po funksonojnë siç duhet. Pandemia ka krijuar fatkeqësi kudo jo vetëm tek aktivitetet tuaja.

 

Luani

 

Ju do të jeni në gjendje të shihni shumë larg dhe kjo gjë do ju shërbejë shumë për mirë në çdo sferë. Energjitë e mëdha dhe komunikimi do të jenë pikërisht ato që duhen për të rritur aktivitetin tuaj profesional. Me partnerin do përjetoni pasione dhe ndjenja të veçanta.

 

Virgjëresha

 

Me të dashurin tuaj mundohuni të mos jeni shumë i bezdisshëm, në vend të kësaj përpiquni ta kënaqni atë, herë pas here. Në zyrë, do merreni me një çështje parimi, pa pasoja të rënda. Lini kartat e kreditit në shtëpinë tuaj për të shmangur një shpenzim të madh që do ju prishte shumë punë.

 

Peshorja

 

Sot do jeni serioze dhe të zhytur në mendime. Disa prej jush do reflektojnë mbi të kaluarën, do meditojnë për veprimet e tyre dhe për prespektivat në të ardhmen. Jini të kujdesshëm në punën apo biznesin tuaj.

 

Akrepi

 

Ditën e sotme do ndiheni shumë të hutuar. Deri nesër mos bëni asnjë lëvizje dhe mos merrni asnjë vendim. Në këtë mënyrë do keni mundësi e kohë për të përsosur projektet tuaj për të rikuperuar veten dhe energjitë. Nëse jeni në një lidhje serioze, vazhdoni të këmbgulni për risi të reja dhe arratisje nga përditshmëria.

 

Shigjetari

 

Fryma e iniciativës ju shtyn të lëvizni dhe të veproni pa humbur kohë. Sidoqoftë, duhet të ndiqni saktësinë maksimale, të ndiqni udhëzimet që ju janë dhënë: përndryshe rrezikoni të bëni hapa të gabuar. Një lajm i mirë nga fronti sentimental, nëse jeni në një lidhje serioze.

 

Bricjapi

 

Sot bëj një pushim. Hëna në Peshorje do ju sjellë një ftohtësi të papritur në marrëdhëniet me të dashurin. A punoni në një grup me të tjerët? Kujdes nga mashtrimi burokratik ose çështje që mund të ngadalësojnë veprimtarinë e të gjithë grupit.

 

Ujori

 

E filloni javën më së miri! Në punë mund të mbështeteni në një planifikim pozitiv, i cili do të pasohet nga një realizim praktik dhe i kënaqshëm; Në këtë këndvështrim, aktivitetet tregtare dhe ato që lidhen me median janë shumë të favorizuara. Në çift gjithçka shkon për mrekulli.

 

Peshqit

 

Do jetë një ditë e mërzitshme! Do shkoni rreth të njëjtave gjëra, do insistoni në një projekt që absolutisht duhet të përsoset dhe do të fiksoni të dashurin tuaj me kërkesat dhe imponimet e zakonshme! Përkushtojuni më shumë vetes dhe mirëqenies suaj. Do të gjeni një objekt të humbur.

Exit mobile version