HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 9 korrik 2020

Published

on

Dashi

 

Ekziston mundësia të përballeni me keqkuptime në lidhjen tuaj romantike. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të shfaqë mosbesim ndaj jush sot. Nëse po kërkoni një ndryshim në aspektin profesional, gjasat janë që të mos ju realizohen pritshmëritë.

 

Demi

 

Afrimi me dikë tjetër është një ndjesi shumë e dobishme për ju tani, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në ndjenjën tuaj për pavarësi. Po kaloni një tranzicion të mrekullueshëm në jetën, të cilën duhet ta shijoni maksimalisht.

 

Binjakët

 

Është koha të kërkoni ndihmën që ju nevojitet. Ka njerëz që mund t’ju ndihmojnë veçanërisht në aspektin profesional. Përqëndrohuni tek ajo çfarë ka më shumë rëndësi për ju.

 

Gaforrja

 

Përpiquni të kuptoni se çfarë fshihet pas veprimeve të fundit të personave tuaj të afërt. Çdo sjellje e çuditshme mund të nisë të ketë kuptim. Një mik i vjetër mund t’ju shfaqet sërish.

 

Luani

 

Do të përballeni me plot mundësi dhe do të jeni të mbushur me frymëzim! Është koha e duhur të rrezikoni për një lidhje romantike dhe të jeni pak më të guximshëm për ndonjë flirtim. Në aspektin profesional, gjërat duken të qëndrueshme.

 

Virgjëresha

 

Jo çdo kush mund të jetë i preferuari juaj, por përpiquni t’i njihni më shumë njerëzit. Shihni me vëmendje veprimet e tij/saj dhe do ta kuptoni që është ndryshe nga çfarë menduat në fillim. Ndoshta sjellja e personait në fjalë që mund t’ju ketë vënë në dyshim, e ka një shpjegim.

 

Peshorja

 

Përpiquni që të gjitha bisedat t’i realizoni ballë për ballë. Përqëndrohuni mirë dhe do të shihni të gjitha mesazhet që të tjerët nuk i shohin. Pavarësisht një problemi të vogël që mund të hasni në aspektin profesional, gjithçka tjetër do të kalojë qetësisht gjatë ditës së sotme.

 

Akrepi

 

Sado të stresuar që mund të jeni ndjerë kohët e fundit, do të ndiheni më të lehtësuar sot. Arritja e synimeve mund të duket e vështirë, por gjithçka do ecë mbare falë edhe mbështetjes së disa personave.

 

Shigjetari

 

Edhe pse mendoni se mund të jeni shumë të ngarkuar, sërish do të keni energji për të realizuar të gjitha planet tuaja. Shmangni çdo investim afatgjatë. Udhëtimet do të ishin të dobishme, por pa shpenzuar shumë.

 

Bricjapi

 

Do të jeni totalisht në sinkron me dikë pranë jush, saqë do të mendoni se mund të lexoni mendimet e njëri-tjetrit. Madje ka gjasa të përfundoni edhe fjalitë e njëri-tjetrit, çfarë do t’ju argëtojë pamasë. Sa i përket aspektit financiar, do të jetë një ditë e mirë.

 

Ujori

 

Edhe pse mund të ndjeheni sikur në këto momente po ju ndodhin shumë gjëra, do të jeni në gjendje të shijoni çdo pikë të vetme të vullnetit të mirë që po vjen në rrugën tuaj. Miqtë dhe anëtarët e familjes do ju bëjnë të skuqeni dhe të buzëqeshni njëkohësisht. Përpiquni që emocionet pozitive që ata ju dhurojnë, t’ua ktheni.

 

Peshqit

 

Nëse jeni duke udhëhequr një grup sot, përpiquni t’i dëgjoni të gjitha idetë e anëtarëve të grupit. Kërkoni që të keni pranë vetes njerëzit tek të cilët besoni. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Exit mobile version