HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 19 gusht 2017

Published

on

Dashi

 

Do luani shumë me ndjenjat e atij që keni në krah sot dhe kjo pa e kuptuar se më shumë dëm do i bëni vetes suaj. Durimi i tij e ka një kufi dhe vendimet që ai mund të marrë do jenë të dhimbshme. Beqarët do kenë disa takime interesante, por do jenë të pavendosur. Në planin financiar prisni derisa të ardhurat të stabilizohen para se të kryeni investime.

 

Demi

 

Ndikimi i yjeve do jetë më pozitiv sesa ju mendonit për jetën në çift. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe nuk do hidhni asnjë hap pa u këshilluar më parë të dy. Beqarët do i japin shumë rëndësi miqësisë sot dhe nuk do e kenë mendjen të kërkojnë dikë. Financat do jenë të mira.

 

Binjakët

 

Lidhja juaj në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Të dy do toleroni më tepër se më parë dhe do i zgjidhni me qetësi problemet që mund t’iu dalin. Beqarët do kenë shume sukses në dashuri. Në planin financiar duhet të tregoheni akoma më realistë dhe të mos shpenzoni pa u menduar.

 

Gaforrja

 

Jeta sentimentale e çifteve do ketë goxha përmirësime gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj dhe do keni mundësi të flisni hapur me të. Beqarët do pëlqejnë së tepërmi të afërmin e një mikut të tyre të ngushtë. Mos kini turp ta shprehni me fjalë atë që do ndjeni. Planetët do iu ndihmojnë në planin financiar.

 

Luani

 

Ditë konfliktuale kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do tregohet shumë i/e rreptë dhe ju nga ana tjetër nuk do duroni dot asnjë kritikë të tij. Kujdes sepse në disa momente situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët do njohin një person interesant gjatë një mbledhjeje pune. Problemet financiare më në fund do zgjidhen dhe do jeni të qetë.

 

Virgjëresha

 

Pasi keni shpenzuar shumë kohë dhe mund për të vendosur harmoninë në jetën tuaj në çift, sot do merrni shpërblimin e merituar. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Beqarët do dëshirojnë të jetojnë vetëm dhe nuk do kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ashtu si duhet, kujdes me shpenzimet.

 

Peshorja

 

Marrëdhënia me partnerin/en do bazohet tek mirëqenia dhe mirëkuptimi gjatë kësaj dite. Do dini të tregoheni të duruar dhe ta kuptoni për gjithçka atë që keni në krah. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, kështu që duhet ende të presin. Konfigurimi i yjeve do jetë i përshtatshëm për sektorin e financave, do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

 

Akrepi

 

Duhet ta toleroni më tepër atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe jo të tregoheni kokëfortë për gjithçka. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do vazhdoje rrugën e duhur. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë personin e përshtatshëm, pasi ata që kanë takuar nuk ua mbushin shumë mendjen. Nëse kryeni shpenzime marramendëse financat nuk do jenë të mirë.

 

Shigjetari

 

Ndikimi i Venusit në jetën sentimentale të çifteve do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ai nuk do iu lejojë të joshni dikë tjetër që nuk është partneri/ja dhe do iu nxitë të tregoheni besnikë. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një histori të bukur dashurie. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

 

Bricjapi

 

Kujdes mos e tradhtoni atë që keni në krah gjatë kësaj dite sepse do shkatërroni gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Të shembësh gjithçka është e thjeshtë, por të rindërtosh është dyfish e vështirë. Beqarët do kenë veçse dashuri platonike, asgjë më tepër sesa kaq. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

 

Ujori

 

Edhe nëse kohët e fundit keni kaluar disa vështirësi në jetën tuaj në çift, atmosfera sot nuk do jetë e ftohtë. Përkundrazi do flisni hapur me partnerin/en dhe do zgjidhni çdo problem. Beqarët do kalojnë një ditë romantike dhe të mbushur me takime entuziazmuese. Në planin financiar duhet të hiqni disa para mënjanë që të siguroni të ardhmen.

 

Peshqit

 

Do e ndani këtë ditë ndërmjet partnerit/es dhe familjarëve tuaj të dashur. Ai që keni në krah do tregohet i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet me ju. Nëse jeni beqarë, do luani rolin e personit joshës dhe sensualë. Të shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu bëjnë për vete. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet.

Exit mobile version