HOROSKOPI

Horoskopi ditor , e shtunë 6 qershor 2020 nga astrologu italian Paolo Fox,

Published

on

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 6 qershor 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ku do keni mundësi që të bëni paqe, apo të takoni persona që t’iu bëjnë t’iu rrahë zemra. Keni shumë mendime në kokë dhe rrezikoni që të nervozoheni. Në punë, ekziston mundësia që të merrni diçka të mirë.

Demi

Mbani parasysh se e keni vetë në dorë të ardhmen tuaj. Gjatë kësaj dite do të keni energji pozitive, ku fati do të jetë në anën tuaj. Edhe në punë, përmirësimi do të jetë i dukshëm.

Binjakët

Në dashuri, doni që të nxirrni në pah idetë tuaja, pasi nuk jeni aspak të kënaqur. Në punë, nuk ka nevojë që të përfshiheni nga frika, pasi mundësitë e reja mund ti menaxhoni më së miri.

Gaforrja

Mos i shtyni ballafaqimet në dashuri dhe nëse keni diçka për të thënë, flisni. Në punë duhet kujdes, mos rrezikoni më shumë nga sa mund ti lejoni vetes.

Luani

E shtuna do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, ku emocionet do të jenë më të forta se zakonisht. Me ndikimin e kundërt të Saturnit, mund të ketë ndryshime në sferën profesionale.

Virgjëresha

Në dashuri duhet kujdes, pasi ka ende probleme. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së gaforres dhe binjakëve. Sfera profesionale do të ecë mjaft mirë, ku kjo do të jetë dita e duhur për të njohur meritat.

Peshorja

Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, mundohuni që të flisni. Komunikimi mund të jetë një problem i vështirë për tu menaxhuar. Në punë do të ketë shumë vonesa, ndaj bëni durim.

Akrepi

Sa i takon çështjeve sentimentale, bëni mirë të prisni edhe pak, në mënyrë që gjërat të qartësohen. Mund të përballeni me mundësi që nuk i prisnit. Problemet në punë, do të nisin që të marrin përgjigje në ditët në vijim.

Shigjetari

Dashuria mund t’iu krijoj disa probleme, qoftë edhe nëse keni një lidhje të konsoliduar. Problemet do mund të kalohen, por duhet durim, shkruan noa.al. Bëni atë që ju pëlqen më shumë, por mundohuni që të mos e teproni.

Bricjapi Ky është një moment mjaft i komplikuar në dashuri, ndaj para se të flisni bëni mirë që të reflektoni për të mos përkeqësuar situatën. Sfera profesionale do të ecë mirë, por duhet pak më shumë përqendrim.

Ujori

Në dashuri, edhe problemi më i vogël do të duket i pakapërcyeshëm. Projektet do të ecin mjaft mirë në pjesën e dytë të vitit. Në punë, nëse po mërziteni, bëni mirë që të kërkoni stimuj të rinj.

Peshqit

Mëngjesi do të nisë me tension, sa i takon dashurisë. Do keni mundësi që të bëni projekte për muajt në vijim, veç mos i çoni dëm. Në punë, mund të merrni një konfirmim.

Exit mobile version