Connect with us

Uncategorized

Horoskopi , e diel, 12 Maj 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Published

on

Dashi

Kushtojini më shumë kohë dashurisë. Në planin e punës, favorizohen profesionistët e lirë që do të mund të gjejnë projekte dhe bashkëpunime të reja.

Demi

Duhet të kuptoni se çfarë nuk funksionon në çift. Në punë ka ardhur koha për të nisur projekte të reja.

Binjakët

Mund të takoni dikë të ri ndaj lëreni veten të suprizoheni. Nga pikëpamja e punës duhet të punoni shumë për të arritur rezultate.

Gaforrja

Nga pikëpamja e dashurisë ka pak pasiguri por mund të jeni ju që nuk jeni kurrë të kënaqur. Në punë ka pak pakënaqësi por duhet të jeni të duruar.

Luani

Yjet janë në anën tuaj ndaj bëhuni gati për njohje të reja nëse jeni beqarë. Nga pikëpamja e punës, vijnë propozime të reja për t’u firmosur.

Virgjëresha

Ka ardhur koha për të mbajtur larg mendimet negative dhe për të zgjidhur problemet e dashurisë. Në punë shmangni debatet e panevojshme me shefat dhe kolegët.

Peshorja

Kalimi i Venusit në shenjën tuaj sjell një dozë të mirë fati në dashuri, ndaj përfitoni prej tij. Pas një momenti të vogël krize, do gjeni qetësi në punë.

Akrepi

Një pikë kthese po vjen në jetën tuaj të dashurisë por edhe në atë të punës. Prisni një telefonatë.

Shigjetari

Do keni një problem me partnerin tuaj, ndaj përpiquni të merrni pak kohë për të kuptuar se si ta zgjidhni atë. Jeni pak të lodhur në punë por do të rikuperoheni nga java e ardhshme.

Bricjapi

Situata është paksa e komplikuar nga pikëpamja sentimentale dhe mund të ketë edhe çështje për të zgjidhur në punë. Ndoshta ajo që ju nevojitet më shumë është pak pushim.

Ujori

Do të ishte më mirë të ulni tensionet e akumuluara në çift ditët e fundit. Tregohuni të kujdesshëm në punë, veçanërisht nëse sapo keni nisur një projekt të ri.

Peshqit

Në dashuri jeni gjithmonë pre e krizave të brendshme dhe mendimeve kontradiktore por është edhe pak nga bukuria juaj. Një fazë e re e jetës suaj do të fillojë në punë dhe ju do të filloni të shihni rezultatet nga muaji i ardhshëm./ CNA