HOROSKOPI

Horoskopi i dashurisë: Tetë kombinimet më të këqija të horoskopit!

Published

on

Dashi dhe Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të paqëndrueshëm dhe energjikë, ndaj Dashi nuk përshtatet mirë me shenjat konservatore dhe të ndjeshme, si Gaforrja. Edhe pse thuhet që të kundërtat tërhiqen, një lidhje Dash-Gaforre do të jetë vërtet zhgënjyese pasi këto shenja kanë prioritete të ndryshme. Personaliteti i nënshtruar i Gaforres do të gjendet përballë qëndrimit agresiv të Dashit.

Gaforrja dhe Ujori

Ndonëse jeta emocionuese, aktive e Ujorit mund të jetë në llim tërheqëse për Gaforren, interesimi nuk do të zgjasë për shumë gjatë. Gaforrja do të lodhet! Nga ana tjetër Ujori do mërzitet shpejt, gjë e cila do të çojë në zënka dhe ndonjë pabesi të mundshme.

Luani dhe Demi

Këto dy shenja janë ekstremisht kryeneçe dhe secila prej tyre ka prioritet e veta, të ndryshme nga tjetra. Luanët dëshirojnë famë dhe pasuri por një Dem dëshiron thjesht stabilitet dhe siguri. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe në debat dhe më e mira që këto shenja mund të shpresojnë është respekt i ndërsjellë ose shoqëri. Vetëm kaq!

Akrepi dhe Dashi

Akrepi dhe Dashi do të përplasen vazhdimisht për shkak të natyrës së tyre të pavarur. Mes tyre mund të ketë shkëndija në shtrat por edhe ato do të shuhen shumë shpejt. Dashi është natyrë irtuese, ndërsa Akrepi priret drejt një natyre xheloze që do ta çojë në mosbesim dhe ndarje përfundimtare.

Binjakët dhe Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të ndjeshëm dhe emocionalë, ndërsa Binjakëve u mungon ndjeshmëria dhe mund të jenë thuajse brutalë kur asin. Gaforret janë vërtet shumë të brishta për ta përballuar këtë dhe do ta marrin çdo gjë personale.

Virgjëresha dhe Luani

Luani pëlqen të shpenzojë para ndërsa Virgjëresha të kursejë. Shumë marrëdhënie marrin fund për shkak të problemeve monetare. Natyra ekstravagante e Luanit patjetër që do të përplaset me anën konservatore dhe të qetë të Virgjëreshës.

Peshorja dhe Bricjapi

Natyra kontrolluese e Bricjapit do të përtojë nga zemërgjërësia e Peshores. Ndonëse kjo dyshe është kaq e kundërt, mund të ketë një shans të dytë në rast se të dyja palët e duan vërtet shumë këtë lidhje.

Demi dhe Ujori

Ndaloni sa jeni në kohë! Këto dy shenja janë kaq të vendosura në rrugën e tyre saqë do të jetë e vështirë për njërin të përfshihet në nevojat dhe kërkesat e tjetrit. Demët duan stabilitet ndërsa Ujorët jo! Demi ka tendencën të jetë jashtëzakonisht posesiv, gjë e cila nuk kombinohet fare me shpirtin e lirë të Ujorit.

Exit mobile version