Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi i financave/ Si do të jetë marrëdhënia juaj me paratë gjatë javës së fundit të Dhjetorit

Published

on

Dashi

Në bisedë me miqtë ose të afërmit do të diskutoni mundësi të ndryshme për të ardhura më të mira ose për ndonjë punë shtesë. Do të ketë ide të ndryshme interesante për të cilat do të duhet më shumë kohë për të menduar dhe hulumtuar.

Demi

Në përgjithësi, kjo javë paralajmëron të ardhura të mira ose fitime nëse punoni në fushën e tregtisë.

Binjakët

Këtë javë do të konsideroni një ide ose sugjerim që do të vijë nga një mik apo i njohur. Mund të ketë të bëjë me një lloj investimi ose përdorimin e kursimeve tuaja për t’ju sjellë një fitim me kalimin e kohës.

Gaforrja

Nëse merrni një ofertë pune ose biznesi, merrni kohë ta konsideroni me kujdes para se të jepni një përgjigje përfundimtare. Kjo ësht ënj ëperiudhë e vitit që duhet të mendoni për investimet në projektet tuaja të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e të ardhurave tuaja.

Luani

Nëse keni lindur nën shenjën e Luanit, këtë javë do të bëni disa plane paraprake në lidhje me raste të ndryshme të natyrës materiale ose pasurore.Kjo do të jetë jetë një javë me shpenzime të mëdha, dhurata, investim.

Virgjëresha

Disa nga ngjarjet e mira këtë javë do të lidhen me lajme ose dokumente që do të merrni dhe që do t’ju japin shpresë për kohë më të mira për të ardhmen tuaj të afërt, veçanërisht financiarisht.

Peshorja

Një pamje e tillë e ngjarjeve të ardhshme nuk paraqet humbje, por do t’ju bëjë të merrni angazhimet tuaja më seriozisht dhe me përgjegjësi. Java sjell biseda në lidhje me një punë të re, një pozicion të ri ose një mundësi për të ardhura të reja shtesë përmes punës me kohë të pjesshme.

Akrepi

Do të keni një javë të favorshme për aktivitete në lidhje me paratë, që nuk do të thotë te vraponi nëpër dyqane dhe shpenzime sipas dëshirës.

Shigjetari

Do të keni mundësinë të fitoni para shtesë, për sa kohë që jeni të gatshëm të punoni gjatë këtij sezoni festash.Shumë do të shijojnë këto shtatë ditë me të ardhura më të mira ose para të papritura.

Bricjapi

Kjo javë për njerëzit e shenjës së Bricjapit do të jetë shumë emocionuese, pasi do të përjetojnë emocione. Gjithashtu do të shijoni dhurata dhe para.

Ujori

Zhvillimi i favorshëm gjatë javës do të ketë raste financiare, kryesisht të lidhura me marrjen e parave në të ardhmen tuaj të afërt. Gjatë këtyre shtatë ditëve, jini të kujdesshëm kur merrni ose bëni një premtim për para.

Peshqit

Java do të jetë e favorshme për punën ose biznesin tuaj, por nuk do të krijohen mundësi aq të mëdha për zhvillim, për të bërë kontakte të reja ose për të ardhurat që prisni./ CNA.al