Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.
Çdo ditë astrologu i dashur italian publikon pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut.
Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër, Hëna në kuadraturë mund të sjellë disa pengesa të papritura, një debat ose një vonesë. Forma juaj fizike nuk do të jetë më e mira: do të jetë një 24 orësh për t’u përballur me kujdes dhe pa e ekzagjeruar në gjëra që mund të ndikojnë tek shëndeti. Takimet janë të favorizuara.
Demi: Marrëdhëniet që i kanë mbijetuar stuhisë së javëve të fundit, do të rikuperohen. Mos harroni se nëse i keni dhënë fund një lidhjeje kishte një arsye: mos u jepni një shans të dytë atyre që ju bënë të ndiheni keq. Për shkak të kokëfortësisë suaj të pamasë do të jeni në gjendje të riktheheni në krye në punën tuaj.
Binjakët: Periudha nga fundi i majit deri në fillim të qershorit do të ofrojë shumë kreativitet, ide fituese dhe një kapacitet të mirë për veprim. Mundësi të reja do të vijnë së shpejti: do t’ju duhet të përpiqeni të menaxhoni gjithçka, por nuk do të jetë gjithmonë e lehtë. Dikush do të detyrohet të rishikojë hesapet nga njëra anë dhe projektet nga ana tjetër.
Gaforrja: Me kalimin e ditëve, sfera juaj e dashurisë do të përpiqet t’ju tërheqë vëmendjen me më shumë këmbëngulje. Pjesa e dytë e qershorit paralajmëron një zgjim të bukur ndjenjash, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Tani e tutje do të jenë të mundshme sqarimet në çift, afrimet dhe projektet e reja.
Luani: Kjo javë që po mbyllet shënoi një kthesë të rëndësishme: pas një muaji shumë të ndërlikuar, tani po rikuperoheni. Në dashuri duhet ta detyroni veten të lini mënjanë krenarinë dhe do të arrini të gjeni mirëkuptim me partnerin/en, nëse kohët e fundit ka pasur keqkuptime. Yjet ju ftojnë të gjeni guximin për të ecur në shtigje të reja dhe të guximshme.
Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të diel 26 mund të shfaqet pak lodhje, veçanërisht nëse prej disa kohësh keni marrë përsipër shumë përgjegjësi familjare. Këto ditë do të ketë rrotull jush, njerëz konfuzë dhe jo shumë besnikë që do të përpiqen t’ju mërzisin: do t’ju duhet të mbroni veten me inteligjencë dhe dinakëri.
Peshorja: Këtë të dielë të fundit të majit 2024 do të ndjeni nevojën të izoloheni pak dhe të reflektoni se çfarë të bëni, për të planifikuar javët e ardhshme. Në dashuri, disa pasiguri që ju kanë munduar në të kaluarën mund të peshojnë shumë. Tani që Jupiteri është sërish i favorshëm, ju inkurajon të pastroni të gjitha marrëdhëniet dhe situatat që nuk funksionojnë më.
Akrepi: Duke filluar nga kjo e diel mund të filloni të shihni një të ardhme më të mirë: Qershori, në fakt, paralajmëron një rikthim të mirë. Hëna në një aspekt të favorshëm do t’ju ndihmojë të jeni më optimistë dhe produktivë. Të gjitha njohjet që bëni në ditët e ardhshme mund të kthehen në diçka më të thellë në qershor.
Shigjetari: Do t’ju duhet të filloni të përdorni kujdes maksimal për të përballuar kundërshtimet e shumta planetare. Mos u zemëroni pa nevojë me ata që kanë qenë të padrejtë me ju: nuk do t’ia vlejë. Kujdes nga polemika! Edhe në dashuri do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje fjalëve që thoni.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër Hëna do të jetë në shenjën tuaj: çdo mosmarrëveshje në dashuri, çdo tension, mund të zgjidhet më lehtë. Këto janë ditë të dobishme për të krijuar një të ardhme më të lumtur. Zgjidhjet për problemet tuaja, ende të pazgjidhura, do të vijnë më shpejt nga sa e imagjinoni. Edhe diçka: Mos e neglizhoni shëndetin.
Ujori: Në këtë periudhë do të filloni të ndiheni ndryshe, sikur po çliroheni nga një barrë e madhe emocionale. Kjo vjen në sajë të kalimeve të reja të Venusit dhe Jupiterit. Edhe nëse dëshira për të revolucionarizuar jetën tuaj është e pakontrollueshme, jini të kujdesshëm. do të ishte më mirë të mos prisheshin raportet, brenda natës, vetëm nga një trill i momentit.
Peshqit: Në dashuri do të duhet të përpiqeni të shmangni krizat e xhelozisë dhe polemikat e kota. Në planin profesional do t’ju duhet të përballeni me disa pritje rraskapitëse ose ngadalësime. Mundohuni të mbani nën fre ankthin dhe dëshirën për të pasur gjithçka menjëherë. Mos bëni kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë, përndryshe rrezikoni të lodheni shumë. /noa.al