Astrologji

Horoskopi i Paolo Fox, e hënë 6 maj 2024: Shkëlqejnë Dashi dhe Virgjëresha në punë e dashuri, telashe me duzinë për Ujorin

Published

on

SHENJA MË ME FAT TË HËNËN, 6 MAJ 2024, SIPAS PAOLO FOX

Shenja më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është ajo e Virgjëreshës: Kjo e hënë 6 maj do të jetë një ditë shumë interesante, si në dashuri ashtu edhe në punë. Puna ecën mirë, ka kaq shumë gjëra pozitive që ju rrethojnë dhe ju japin besim te vetja. Por mos e lini pas dore dashurinë.

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu i dashur italian formulon vëzhgime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin që fokusohen në të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut dhe sillen nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.

Dashi: Dashi i dashur, me këtë hënë të bukur të favorshme do të jeni të papërmbajtshëm në sytë e të tjerëve. Për sa i përket punës, do të dalloheni për aftësinë tuaj për të kritikuar dhe gjykuar. Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të hënë dashuria mund të kthehet në fokus me vrull dhe të pasurohet me një pasion të ri. Këto janë ditë që mund të sjellin një mirëqenie të re për shumëkënd. Mos i humbisni qëllimet tuaja.

Demi: Të hënën në mbrëmje Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe së bashku me Venusin do të nxisë dëshirën tuaj për dashuri. Gjithsesi mos nxisni polemika. Kushdo që ka përjetuar kohët e fundit zhgënjim do të jetë në gjendje ta mbyllë atë kapitull për të hapur një të ri, më të lumtur. Në punë mund të vendosni të ndryshoni bashkëpunëtorë dhe ekipe nga mesi i qershorit. Gjërat janë mirë dhe në rrugë të mbarë. Vetëm kini kujdes që të mos e ngarkoni veten me shumë gjëra për të bërë

Binjakët: Yjet ju inkurajojnë të mendoni për një projekt të ri për të punuar në muajt e ardhshëm dhe mos e lini veten të pushtoheni nga trazirat e brendshme apo diskutimet e kota. Dikush do të ndihet keq nëse nuk i pëlqen qëndrimi i personit që ka pranë. Dikush tjetër është i shqetësuar për shpenzimet dhe për të ardhmen e tij. Sakaq po mbërrijnë përgjigje interesante dhe gjithashtu po afron zgjidhja e një grindjeje burokratike që ju streson prej pak kohësh.

Gaforrja: Këtë të hënë 6 maj Hëna do të jetë ende në disonancë deri në mbrëmje: do të duhet maturi e madhe në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse po grindeni prej ditësh për paratë dhe shpenzimet e papritura, kësaj do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të dyfishtë. Në punë ndoshta jeni penduar që keni bërë një zgjedhje disi të papritur dhe emocionale. Gjithsesi një lajm i madh është në horizont. Pa mbaruar muaji, dikush mund të përballet me një ndryshim të madh në punë.

Luani: Duke filluar nga mbrëmja e së hënës do të duhet të përballeni me Hënën dhe Venusin në disonancë. Dikush mund të ndihet shumë nervoz, sepse është në një lidhje në distancë ose sepse një ish po i shkakton probleme. Në ditët në vijim, më mirë lini çdo provokim të rrëshkasë mbi ju. Këto ditë, emocionet bëhen protagonistë të jetës suaj dhe gjithashtu çojnë në krijimin e planeve për të ardhmen. Në punë po vjen një kohë ndryshimesh.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të jetë një ditë shumë interesante, si në dashuri ashtu edhe në punë. Ju këshilloj t’u jepni më shumë hapësirë ​​ndjenjave edhe sepse kohët e fundit jeni fokusuar shumë te puna. Me Hënën dhe Venusin në aspektin e mirë do të jetë e mundur të rifitoni një harmoni të mirë me partnerin/en ose të bëni një njohje të veçantë. Në punë do të jetë më mirë të shtrëngoni rripat për të kapur afatet dhe të mbyllni çdo marrëveshje përpara se të mbërrijë qershori.

Peshorja: Peshore e dashur, hëna është e favorshme dhe ju çon në emocione të forta për t’i ndarë me partnerin/en tuaj. Ditët e ardhshme mund të rezervojnë një dashuri të re për disa të lindur në Peshore. Çiftet në lidhje afatgjata dhe të bazuara në konkretitet dhe thjeshtësi do të mund të kapërcejnë momente të vogla krizash apo keqkuptimesh. Në vendin e punës, ka disa projekte për të rishikuar. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Gjithçka do të funksionojë, kini besim në aftësitë tuaja. Nismat dhe projektet e reja mund të nisin duke filluar nga qershori.

Akrepi: I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 6 maj 2024), hëna është kundër shenjës tuaj në dashuri, ndaj kushtojini vëmendje diskutimeve me partnerin/en. Nesër do të rritet dëshira për t’u lehtësuar, për t’u çliruar nga disa siklete. Por duke mbetur në çështjet e ndjenjave, do të duhet të bëni kujdes maksimal, sepse Afërdita do të jetë në opozitë deri në fund të muajit: Çiftet në krizë mund të vendosin edhe të ndahen. Në punë jeni veçanërisht të fortë dhe nëse vazhdoni kështu do arrini shumë. Mundësi të shkëlqyera për sukses: Mos i nënvlerësoni ofertat e reja të punës.

Shigjetari: I dashur Shigjetar, nëse doni të takoni dikë të ri, atëherë kjo e hënë është dita ideale për ta bërë këtë. Nga nesër do të fillojë një fazë e rëndësishme në të cilën do të jeni në gjendje të flisni qartë me dikë dhe të çliroheni nga ndonjë zhgënjim i keq apo përvojë e pakëndshme emocionale. Përqendrohuni në dëshirat tuaja të ardhshme dhe përpiquni të rrethoheni me njerëz të këndshëm. Projekte të reja në horizont në punë. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë dhe do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe.

Bricjapi: sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të keni yje që do të favorizojnë veçanërisht sferën sentimentale. Madje do të ketë nga ata që vendosin të falin një ish. Por për disa ka arritur një moment “in apo jashtë” me partnerin/en. Në planin e punës do t’ju duhet të këmbëngulni fort për të marrë atë që dëshironi. Por bëni kujdes, analizoni me qetësi propozimet dhe mos u nxitoni në zgjedhjet tuaja.

Ujori: I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 6 maj 2024), në dashuri ka shumë konfuzion dhe gjithashtu një dëshirë të madhe për t’u larguar, gati-gati për të marrë arratinë. Ky Venus tek Demi do të vazhdojë të krijojë probleme në dashuri. Në këtë periudhë mungon pozitiviteti dhe stimujt krijues. Çiftet që prej disa kohësh janë në krizë do të luftojnë për të rifituar pak paqe. Në punë do ju duhet të qëndroni të fokusuar në atë që dëshironi. Ka shanse për më shumë qetësi me propozimet e reja që po vijnë edhe nëse do t’ju duhet të bëni kompromise.

Peshqit: Të dashur Peshq, emocionet janë të forta dhe ju çojnë larg. Ky është një qiell që shpërblen ndjenjat. Nesër duhet të përfitoni nga Venusi aktiv dhe t’i jepni më shumë hapësirë ​​dashurisë. Histori intriguese dhe pasionante premtojnë me Demin dhe Ujorin. Dikush mund të jetë pre i krenarisë së tepërt dhe për këtë arsye do të duhet të luftojë për të ndjekur rrugën e tij. Kini kujdes që të mos ngecni në pozicionin e gabuar./noa.al

Exit mobile version