Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 19 mars 2025 për të 12 shenjat

Dita e sotme sjell ndryshime të rëndësishme dhe mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut.

Me Diellin që po ndryshon pozicion dhe planetët që ndikojnë në dashuri, punë dhe financa, është momenti për të reflektuar dhe për të marrë vendime të zgjuara.

Zbulo më poshtë se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tënde në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Dielli po hyn në shenjën tënde, duke shënuar fillimin e pranverës dhe një faze të re për ty. Kjo është sezoni yt dhe duhet të përfitosh maksimalisht nga mbështetja e yjeve, veçanërisht në marrëdhëniet familjare dhe personale.

Energjia e Diellit e bën këtë një ditë të shkëlqyer për të caktuar takime të rëndësishme dhe për të shprehur nevojat e tua. Deri të dielën mund të arrish atë që dëshiron, por kujdes nga ndikimi i Marsit në pozicion kundër – mund të lindin konflikte të vogla, sidomos me ata që po përpiqesh të largosh nga jeta jote. Ti ke fuqinë ta kthesh situatën në favorin tënd.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Pas një periudhe të tensionuar, më në fund po vijnë qartësi dhe stabilitet. Pranvera sjell shpresa të reja, sidomos për marrëveshjet dhe kontratat e punës. Nëse ke pasur dyshime apo pasiguri që nga fillimi i shkurtit, tani është momenti për të marrë vendime të rëndësishme.

Në dashuri, duhet të rigjesh forcën dhe pasionin. Lajm i mirë: Venusi do të hyjë së shpejti në shenjën tënde, duke sjellë mundësi të reja për çiftet dhe për ata që kërkojnë dashuri. Planifiko diçka të bukur për verën, pasi idetë afatgjata do të shpërblehen.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Hëna hyn në kah të kundërt, ndaj nëse po punon për një projekt të rëndësishëm, bëj kujdes me detajet. Sot është një ditë e mirë për përqendrim, pasi gabimet e vogla mund të kenë pasoja të mëdha.

Në dashuri, situata është e favorshme pçr shkak të Mërkurit dhe Venusit, të cilët të ndihmojnë të kapërcesh problemet e së kaluarës, madje edhe me një ish-partner. Nëse je beqar, pranvera sjell emocione të reja dhe takime premtuese. Zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë të veçantë së shpejti.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Karriera po të merr shumë kohë, por kjo është diçka pozitive, sepse do të vijnë mundësi të reja për të cilat ke punuar shumë. Studentët që po diplomohen ose ata që po kërkojnë punën e parë, do të marrin konfirmime deri në korrik.

Në dashuri, qielli është paksa i paqartë. Nëse po pret përgjigje nga partneri, mund të mos marrësh atë që shpreson. Kjo është një periudhë e mirë për të rishikuar marrëdhënien tënde dhe për të vendosur nëse është koha për të ecur përpara. Kujdes sidomos me Peshoren dhe Dashin, pasi konfliktet mund të lindin lehtësisht.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Ky është sezoni i fitoreve për ty! Energjia e Diellit dhe planetët e tjerë në favorin tënd po të ndihmojnë të marrësh vendime të mëdha, sidomos në punë dhe në pasionet e tua personale.

Venusi është në një pozicion të shkëlqyer, duke sjellë mundësi për dashurinë dhe projektet e mëdha afatgjata. Megjithatë, tregohu i kujdesshëm në marrëdhëniet familjare, sidomos me vëllezërit dhe të afërmit, pasi mund të lindin keqkuptime.

Nëse je beqar, kjo është koha ideale për të filluar një lidhje të re. Nëse je në çift, mund të mendosh për hapa të mëdhenj në të ardhmen, si martesë apo bashkëjetesë.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Dita e sotme shënon fillimin e një faze të re dhe më të lehtë për ty. Dielli nuk do të jetë më në kundërshtim, ndërsa Mërkuri tashmë është kthyer në neutralitet që nga 3 marsi. Ky është momenti i duhur për të eksperimentuar dhe për të nisur gjëra të reja.

Po hyn në një periudhë rimëkëmbjeje, jo vetëm emocionalisht, por edhe fizikisht. Në muajt e fundit, ke pasur lodhje dhe momente të pasigurisë, por tani gjërat do të përmirësohen.

Marsi në pozicion të shkëlqyer të jep forcë dhe energji. Nëse ke vendime të rëndësishme për të marrë, sot është një ditë e mirë për t’i marrë.

E kaluara ka qenë e vështirë, por ti ke fuqinë të harrosh dhe të ecësh përpara. Lëre pas atë që të ka lënduar dhe përqendrohu te optimizmi dhe fillimet e reja.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Financat duhet të menaxhohen me kujdes! Pas dy viteve të shpenzimeve të larta, veçanërisht për çështje familjare dhe marrëdhënie, është koha për të vendosur kufij të qartë.

Nëse duhet të diskutosh një çështje delikate me një person të dashur, bëj kujdes! Venusi në opozitë mund të sjellë teprime emocionale dhe kritika, duke krijuar tensione të panevojshme. Marrëdhëniet që kanë qenë të brishta do të ndiejnë më shumë këtë ndikim, por ndjenjat e vërteta nuk do të zhduken. Nëse dëshiron të shpëtosh një lidhje, është koha për të rikuperuar kohën e humbur.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Ky është momenti për të marrë iniciativën dhe për të afirmuar veten! Nëse ke një projekt apo një qëllim personal, mos hezito të veprosh. Për ata që punojnë, konfirmimet dhe kënaqësitë profesionale kanë filluar të vijnë dhe do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim.

Fundi i javës sjell emocione të bukura në dashuri. Nëse ka dikë që të pëlqen apo një miqësi që mund të kthehet në diçka më shumë, është koha për të bërë hapin e parë. E shtuna dhe e diela janë ditë ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të përjetuar momente të veçanta.

Lajm i mirë: Nga mesi i qershorit, fati do të kthehet në favorin tënd, sidomos në çështjet e punës dhe financave.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Rikuperimi i stabilitetit është thelbësor, dhe më në fund, lajmet e mira po vijnë! Nga mesi i shkurtit, ke kaluar sfida të vështira, por tani situata po përmirësohet.

Dielli kthehet në favorin tënd nesër, ndërsa Mërkuri po të ndihmon të gjesh zgjidhje. Kjo është një periudhë e mirë për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore.

Deri në qershor, duhet të vendosësh nëse do të vazhdosh një projekt apo do të bësh ndryshime të mëdha. Në dashuri, është koha për të ndërtuar një bazë të fortë. Takimet e reja në këtë periudhë mund të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen tënde!

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Vendimet nuk janë të lehta këtë muaj, sidomos kur ke presion nga njerëzit përreth teje. Marsi ka sjellë sfida në punë dhe në familje, dhe shpesh ke pasur të bësh me persona të paqartë ose të pabesueshëm.

Kjo paqartësi ka ndikuar edhe në marrëdhëniet personale. Mund të kesh ndier intolerancë ndaj sjelljeve jo të sinqerta. Fundjava mund të sjellë qartësi, duke të ndihmuar të marrësh një vendim për të ardhmen tënde.

Ata që janë të ndarë ose kanë kaluar dy vite të vështira, mund të ndihen të pasigurt, por duhet të besojnë më shumë në të ardhmen.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Mëngjesi është pozitiv, por në mbrëmje mund të lindin tensione. Hëna në një aspekt të vështirë nuk të ndalon, por nëse ke diçka të rëndësishme për të diskutuar, më mirë shtyje për nesër.

Pavarësisht këtyre pengesave të vogla, Jupiteri është në favorin tënd, duke të ndihmuar në punë, krijimtari dhe çështje shtëpie. Për ata që janë në një lidhje të fortë, ky është një moment për të bërë plane për të ardhmen: martesë, bashkëjetesë, ose madje një fëmijë.

Gjithçka varet nga rrethanat dhe mosha, por një gjë është e sigurt: tani është koha për të ndërtuar diçka të qëndrueshme.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Edhe pse periudha më e fortë do të jetë midis qershorit dhe korrikut, tani është koha për të planifikuar të ardhmen.

Shumë vendime duhet të merren bazuar në përvojat e kaluara. Nëse tashmë ke marrë konfirmime të mira, tani është momenti për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme.

Marrëdhëniet romantike dhe miqësitë janë të favorizuara, sajë një Hëne pozitive. Mos i shtyj diskutimet ose vendimet e rëndësishme, pasi sot është një ditë e mirë për të qartësuar situatat.

Mund të ketë disa vonesa, ose mund të ndihesh i pavendosur për të bërë një lëvizje të madhe. Merr kohën e nevojshme, por mos vono shumë, sepse pranvera është momenti për të hedhur themelet e një të ardhmeje më të sigurt. /noa.al

Author: pasqyra