HOROSKOPI
Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2020: Dashi dhe Demi
Published
4 years agoon
By
adminSiç do ta shihni, dhjetori do të jetë një muaj si askush tjetër. Eklipset te Binjakët dhe Shigjetari janë të reja dhe do t’ju japin shtysë për të udhëtuar, por për fat të keq, vetëm udhëtimet e shkurtra me makinë janë të sigurta për momentin. Do të ketë kohë për të paketuar dhe për t’u larguar, në të ardhmen. Do të theksohen projektet për mediat, me ju si reporter, producent, ose do të theksohen temat që lidhen me punën tuaj.
30 nëntori, vetëm një ditë para fillimit të dhjetorit, solli eklipsin te Binjakët. Është e mundur që motra ose vëllai juaj (ose ndoshta një kushëri) ka sjellë ose do të sjellë lajme në jetën tuaj. Binjakët përqendrohen në komunikim – shkrim, redaktim, të folurit, krijimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit, librave dhe skenarëve etj.
Tani le të përqëndrohemi te temat e tjera në dhjetor. Një udhëtim mund të ndodhë tani, veçanërisht për shkak të mbërritjes së eklipsit diellor, 14 dhjetor. Marsi, udhëheqësi juaj, do të jetë në kënd të mirë me një grup planetësh në shtëpinë e udhëtimeve të largëta, kështu që do kënaqeni, por qëndroni të sigurt. Nëse autoritetet thonë të mos udhëtoni, qëndroni në shtëpi dhe gjeni një mënyrë për të festuar.
Eklipsi diellor i Hënës së re më 14 dhjetor në Shigjetar pritet të jetë pozitiv, sepse do të hapë një rrugë të re. Të dy, Binjakët, shenja e eklipsit të parë, dhe Shigjetari, shenja e këtij të fundit, merren me gjetjen e së vërtetës dhe drejtësisë.
Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të shtrihet drejt Diellit, Hënës së re dhe Mërkurit në mënyrën më miqësore të mundshme, kështu që priten lajme pozitive.
Mund të mbani kontakte me njerëz në një distancë të largët, përmes Zoom, emailit dhe telefonit. Çështjet e emigracionit mund t’i keni në mendje këtë muaj dhe me kaq shumë planete të favorshëm, mund t’i rregulloni gjërat.
Më 16 dhjetor, Saturni do të largohet nga Bricjapi dhe më 19 dhjetor, Jupiteri do të largohet gjithashtu nga Bricjapi. Bricjapi është një shenjë toke që nuk përzihet mirë me elementin tuaj të shenjës së zjarrit, kështu që ndoshta keni qenë nën një presion të konsiderueshëm për aq kohë sa nuk e mbani mend kur jetën e kishit më të lehtë. Bëhuni gati – kjo do të vijë, i dashur Dash. Jupiteri dhe Saturni do të hyjnë në shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqësive, grupeve dhe projekteve humanitare.
Hëna e plotë e 29 dhjetorit do ta përqëndrojë vëmendjen tuaj te shtëpia dhe familja. Mund të jeni duke pritur një prind ose një vëlla/motër në shtëpinë tuaj për pushime.
Në të njëjtën kohë, Urani, planeti i befasisë, do të dërgojë një rreze vezulluese në Diell në shtëpinë e dhjetë të famës dhe Hënën në shtëpinë tuaj të katërt që lidhet me shtëpinë. Nëna mund t’ju sjellë një dhuratë të bukur për shtëpinë, dhe në të njëjtën kohë, shefi mund t’ju befasojë me një ngritje bujare në detyrë ose një bonus. Nuk do t’i prisni këto zhvillime dhe kur të vijnë, do të befasoheni.
Nëse keni nevojë të lëvizni, do ta bëni në fund të vitit dhe do të ngrini një gotë dolli mes të gjitha kutive të kartonit që keni paketuar, tani në hapësirën e re. Do të jetë një mënyrë emocionuese për të shënuar fillimin e Vitit të Ri, 2021.
Ndryshimi është në ajër teksa planetët që lëvizin ngadalë fillojnë migrimin e tyre historik në pjesë të reja të tabelës tuaj. Karriera do të marrë një rëndësi të madhe ndërsa Saturni kalon te Ujori, shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, më 16 dhjetor për një qëndrim tre-vjeçar. Kjo është hera e parë që Saturni vendoset në këtë shenjë që nga shkurti 1991. Deri në mars 2023, do t’ju jepet një mundësi e shkëlqyer për të provuar aftësitë dhe talentet.
Nuk do të jetë një sfidë e lehtë, sepse rruga do të jetë e mbushur me probleme. Këto testime do t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të provoni vlerat tuaja.
Jupiteri do të shoqërojë Saturnin në të njëjtën zonë të tabelës suaj, duke hyrë në 19 dhjetor, dhe Jupiteri, duke qenë planeti me fat, do t’ju mbrojë gjatë gjithë vitit 2021. Kjo do ta bëjë fazën fillestare të kësaj tendence të re më të lehtë. Jupiteri do të qëndrojë në zonën e karrierës për pak më pak se një vit dhe do t’ju ndihmojë jo vetëm të rriteni, por edhe të gjeni mënyra për të fituar para.
21 dhjetori do të jetë një ditë monumentale, sepse Jupiteri dhe Saturni do të takohen në lidhje të saktë për herë të parë në 20 vjet, dhe për herë të parë në Ujor pas gati 800 – po, 800 – vitesh.
Jemi gjithashtu në sezonin e eklipsit këtë muaj, pasi kemi kaluar një eklips të Hënës së plotë në 30 nëntor te Binjakët dhe do të kemi një eklips diellor në Shigjetar më 14 dhjetor. Të dy eklipset do të përqendrojnë vëmendjen te financat tuaja.
Muajin e kaluar, më 30 nëntor, eklipsi ju kërkoi të organizoni fondet personale dhe të kryeni pagesa. Ndjej që mund të keni marrë një lajm të mirë për një ngritje në detyrë ose fluks parash të cilat nuk i prisnit shumë.
Tani, me eklipsin e 14 dhjetorit, do të prisni me padurim vitin e ardhshëm dhe do të jeni gati të organizoni financat personale, duke përvetësuar fonde për të lejuar që një nga ëndrrat më të dashura të realizohet. Ky është një eklips diellor, kështu që mund të humbni një burim të ardhurash në mënyrë që të mund të përfitoni nga një tjetër.
Me eklipsin e 14 dhjetorit, theksi do të zhvendoset te paratë e njerëzve të tjerë, kështu që mund të bëni një kërkesë për një kredi bankare ose të aplikoni për ndihmë financiare universitare ose një hua studentore. Mund të dëgjoni se së shpejti do të merrni një trashëgimi, të filloni bisedimet në ndarjen e pasurisë pas një divorci, ose të filloni procesin e ndarjes së fitimeve në një biznes.
Mund të merrni një paradhënie libri ose të financoni filmin tuaj. Çështja është, shumat që do të merrni do të jenë bujare.
Nuk ka rëndësi nëse festoni Krishtlindjen apo jo – priten ndodhi pozitive. Hëna tranzitore do të jetë te Demi dhe Dielli do të jetë te Bricjapi, duke ju favorizuar. Edhe në distancë, dashuria për familjen do t’ju mbështjellë si një batanije e ngrohtë.
Muaji do të përfundojë me një Hënë të plotë në Gaforre më 29 dhjetor (jo një eklips), dhe përsëri, do të dëshironi të udhëtoni, por mund të mos jetë gjë e zgjuar për momentin. Një udhëtim nuk vlen nëse do të thotë që mund të prekeni nga Covid.
Duket sikur po hyni në një fazë të paharrueshme, një fazë e mbushur me përparim dhe sukses./Anabel.al