Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2020: Ujori dhe Peshqit

Published

on

Ju nuk keni parë eklipse që nga qershori dhe korriku, kështu që pas mungesës së tyre, dhe disa muajve provues nga shtatori deri në nëntor, do të shihni se dhjetori do të shpërthejë me aktivitet.

Eklipsi i parë, një eklips hënor i Hënës së plotë, ndodhi kohët e fundit më 30 nëntor dhe do të vini re se ky eklips është i pajtueshëm me elementin tuaj, Diellin tuaj me shenjën e ajrit, Ujorin. Ky eklips hënor u shfaq në shenjën e ajrit, Binjakët.

Nëse jeni beqar, një mik mund t’ju bëjë një prezantim që përputhet në mënyrë të përsosur me ju. Ose, nëse jeni duke punuar nga shtëpia, do të keni një flirt me dikë të ri në punë, përmes video-konferencave dhe telefonatave. Jeta është gjithmonë plot të papritura.

Qëndroni të sigurtë! Me pandeminë që po “tërbohet”, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të ndërtoni çdo marrëdhënie ngadalë.

Nëse tashmë jeni të lidhur, ose të martuar, mund të jeni duke menduar seriozisht për të pasur një fëmijë, edhe nëse nuk jeni ndjerë kurrë më parë në këtë mënyrë. Ky eklips mund t’i bëjë gjërat të ndodhin më shpejt, sepse eklipset janë gjithmonë në nxitim për t’i bërë gjërat të ndodhin. Vitin e ardhshëm, eklipset do të jenë në të njëjtat vendosje, te Binjakët dhe Shigjetari, kështu që ju duhet të mbani mend disa data për 2021-shin: 26 maj, 10 qershor dhe 3 dhjetor.

Ky muaj do të ketë një pamje të bukur sociale, sepse eklipsi diellor më 14 dhjetor do të sjellë një mundësi për të qenë me miqtë e vjetër, për të bërë miq të rinj dhe për të bërë udhëtime të shkurtra me makinë.

Një hënë e re ka ndikim për të paktën gjashtë muaj, dhe një eklips i hënës së re, si ai i 14 dhjetorit, ka edhe më shumë forcë. Jeta nuk do të jetë gjithmonë kaq kufizuese sa tani. Ju, ndërkohë, gjeni mënyra për të qëndruar në kontakt me miqtë, pa u parë personalisht.

Këto kohë, një ftesë mund t’ju tërheqë të shkoni. Mund të jetë një martesë e vogël e një miku, apo një festë tjetër, por sidoqoftë, sigurohuni të jeni të kujdesshëm, sepse pandemia është akoma mes nesh.

Kontrolloni zonat ku virusi është më shumë i përhapur, përpara se të shkoni në ndonjë vend. Edhe pse mund të jetë e vështirë për ju, festat e fundvitit duhet të jenë më të vogla, më të thjeshta, por ndoshta më kuptimplota.

Vazhdoni të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj këtë muaj të ngarkuar, sepse Hëna e plotë (jo eklipsi), më 29 dhjetor mund t’ju gjejë me rezistencë më të ulët se zakonisht ndaj sëmundjeve dhe me më pak energji.

Keni një vit të rrallë përpara dhe do të duhet të hyni në të, duke qenë më në formë se kurrë. Ja pse:

Të dy planetet, Saturni dhe Jupiteri, dy planetë të mëdhenj në sistemin tonë diellor, do të lëvizin në Ujor këtë muaj, një ngjarje e rrallë.

Saturni, planeti përgjegjës i mësuesve që merr rezultatet e tij shumë efektive përmes një qasjeje të “dashurisë së ashpër”, do të mbetet në shenjën tuaj nga 16 dhjetori 2020, deri në 7 mars 2023. Kjo është hera e parë që nga shkurti i vitit 1991 deri në janar 1994, që Saturni ka vizituar shenjën tuaj, duke treguar se jeni gati të futeni në një rol kryesor, një rol që do të kërkojë kohë dhe përpjekje për t’u zotëruar. Por, pa shqetësim, sepse do të keni një VIP me përvojë pranë jush, për t’ju ndihmuar të tregoni se si t’i përballoni përgjegjësitë tuaja të reja.

Jupiteri, planeti i lumturisë dhe fatit të mirë, do të qëndrojë pranë Ujorit duke filluar nga 18 dhjetori, 2020. Ky planet nuk ka qenë në Ujor që nga fillimi i vitit 2009 dhe do të lehtësojë hyrjen tuaj në rolin tuaj të ri të shkaktuar nga Saturni.

Jupiteri është rrallë me Saturnin, kështu që jeni me fat që e keni atë në shenjën tuaj, sepse do t’ju sjellë një sërë mundësish për t’ju ndihmuar të tregoni shenja suksesi që nga fillimi.

Në të vërtetë, në vitet e ardhshme, me “Mutacionin e Madh” në 21 dhjetor, që bie në Ujor, do të jenë Ujorët ata që do kenë shansin të jenë kryefjala e lajmeve, si dhe të bëhen disa nga kontribuesit më të mëdhenj për botën.

Ky “Mutacion i Madh”, i cili është takimi i Jupiterit dhe Saturnit në një shenjë ajri për herë të parë në shekuj, do të ndikojë në 20 vitet e ardhshme dhe më gjerë, duke ndryshuar pamjen dhe ndjesinë ndaj botës përgjithmonë.

Ju jeni gati për të gjitha risitë që janë në rrugë e sipër!

Viti 2021 do të jetë një vit me potencial të madh për rritjen tuaj personale, progresin dhe produktivitetin, dhe mund të jetë viti për të cilin pas ca kohësh do të ktheni kokën pas e do të mendoni: “Kapitulli më i rëndësishëm i jetës simë filloi në vitin 2021!”

Harta juaj e lindjes do të ndriçojë më shumë se kurrë këtë dhjetor, duke goditur të gjitha pikat kryesore në tabelën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Eklipset janë kthyer dhe eklipset, të cilat gjithmonë përkojnë me një Hënë të re (eklips diellor) ose Hënë të plotë (eklipsi i hënës) janë iniciatorët kryesorë të ndryshimit dhe përparimit në çdo vit.

Eklipsi juaj i parë do të ndodhë më 30 nëntor, kështu që ndërsa filloni dhjetorin, me siguri do të mendoni për lajmet që përfshijnë një anëtar të familjes, ose një ndryshim në vendbanimin tuaj ose vendbanimin e një anëtari të familjes. Megjithëse eklipset mund të sjellin lajme që fillimisht duken befasuese ose edhe tronditëse, ky duket më miqësor se shumica.

Ngjarjet që ndodhin në kohën e eklipsit kanë rëndësi të madhe, sepse ato sjellin ndryshime të përhershme, të panegociueshme nëse prekin një planet, Diell ose Hënë, në hartën tuaj të lindjes.

Për shkak se eklipset shfaqen në të gjitha shkallët e ndryshme, por në çift çdo gjashtë muaj për një periudhë 18 deri në 24 muaj, herët a vonë një ose dy nga eklipset, do t’ju japin një mesazh të fuqishëm. Siç u tha, ky eklips mund të sjellë një ndryshim të vendbanimit, blerjen e një shtëpie pushimi, një rinovim të madh, ose ndryshime të dekorit. Ose ndryshimet mund të përqendrohen te familja juaj ose një anëtar tjetër i familjes, të tilla si ardhja e një fëmije të ri, ose nevoja për të ndihmuar një të afërm të moshuar apo një prind.

Një eklips diellor në Shigjetar, pritet të mbahet më 14 dhjetor dhe do të shfaqet në pikën më të lartë në hartën tuaj të lindjes, duke ju sjellë mundësi të mrekullueshme në karrierën tuaj.

Puna juaj gjithashtu mund të ketë mundësinë të admirohet nga shumë njerëz.

Ky eklips diellor do t’ju sjellë edhe më shumë para në xhep. Pas 14 dhjetorit, ju mund të fitoni një pagë bujare, që mund të vijë nga ardhja e një klienti të ri prestigjioz, nga shefi ose nga biznesi juaj, nëse jeni i vetëpunësuar.

Siç e shihni, të dy zhvillimet prestigjioze të karrierës së bashku me një shans për të rritur të ardhurat tuaja personale ka të ngjarë të ndodhin, duke krijuar një situatë ideale, e cila nuk ndodh gjithmonë. Ndonjëherë mund të merrni një titull të madh, por jo më shumë para. Ose më shumë para, por asnjë ndryshim në titull/pozicion pune. Ky eklips me siguri do të sigurohet që t’i merrni të dyja. Ju do të duhet të bëni pjesën tuaj duke parë për oferta pune apo duke qenë vigjilent në vendin e punës.

Qartazi, ky do të jetë muaji më i rëndësishëm i vitit, për karrierën tuaj!

A do të ketë kohë për argëtim dhe dashuri? Po!

Ju do të keni më shumë kohë për të gjetur mënyra të tjera, për të përmirësuar pamjen tuaj dhe për t’u ndjerë mirë me veten, si dhe për të shpenzuar paratë e pushimeve për ca veshje të reja.

Momenti më i mirë për dashuri do të vijë më 29 dhjetor, ose 4-5 ditë më vonë. Urani do të jetë i zënë me dërgimin e rrezeve të arta në Hënën e plotë të Diellit dhe Gaforres, duke sjellë të paktën një surprizë të madhe për ju në çështjet e zemrës ose në lidhje me fëmijët, në fund të vitit.

Ju gjithashtu mund të përfundoni një projekt kreativ, që do bëjë zhurmë dhe do ju japë shumë duartrokitje. Do të jetë një moment i paharrueshëm, dhe një kohë shumë private, e veçantë për ju.