HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Luani dhe Virgjëresha

Published

on

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Luani
Ndryshime rrënjësore mund të zhvillohen në karrierë gjatë muajit për shkak të një Hëne të plotë të fuqishme, të paqëndrueshme që u shfaq një ditë para fillimit të nëntorit. Kjo Hënë e plotë do të ketë ndikim deri në 4 nëntor. Mund të lini papritmas punën e te shkoni te një tjetër sepse jeni përballur me një situatë të paqëndrueshme për shumë kohë. Ose mund të jeni gati ta ndryshoni krejtësisht jetën dhe të zhvendoseni në një fushë tjetër me mundësi më të mëdha.

Sado të guximshëm dhe të gatshëm për pavarësi mund të ndiheni, mënyra sesi do të luhen gjërat nuk ka të ngjarë të jetë ashtu siç e parashikoni. Papritmas mund të duhet të merreni me vendime për të cilat nuk keni qenë plotësisht të vetëdijshëm. Shumë gjëra mund të kenë ndodhur në prapaskenë.

Detyrat e punës suaj duket se kanë një lidhje të fortë me një nga fushat e mëposhtme: një kompani me seli në një vend të huaj me të cilin po punoni tani, një qëllim që përfshin akademinë, një detyrë që përfshin media ose një çështje ligjore.

Nëse puna në të cilën jeni përqendruar përfshin artin ose argëtimin, kulturën, historinë ose objekte me vlerë historike, do të keni përfitime financiare. Kjo sepse Jupiteri, Saturni dhe Plutoni do të jenë në komunikim mbresëlënës me Neptunin, planetin e arteve dhe imagjinatës, në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë.

Vëmendjen do ta zhvendosni te nevojat e familjes në Hënën e re të 14 nëntorit dhe gjatë dy javëve që pasojnë. Duket se keni plane, dhe nëse doni të zhvendoseni, blini, shisni, merrni me qira, rinovoni ose porosisni riparime, kjo Hënë e re do të jetë në anën tuaj. Paratë nevojiten shpesh në këto lloje vendimesh, por nuk do të jetë problem sigurimi i tyre.

Me planetë në sektorin e shtëpisë dhe punës, ju me siguri po punoni në shtëpi dhe ky është vendi ku paratë duket se ju rrjedhin.

Një eklips i Hënës së plotë më 30 nëntor do të shfaqet në sektorin e miqësisë dhe mund të shkoni në martesën e një shoku ose shoqeje, por në ditë pandemie, duhet të pranoni rrezikun serioz ku do të përfshiheni.

Nëse ndieni se një mik ju ka tradhtuar, marëdhënia mund të përkeqësohet. Ose mund të ndodhë që një mik/mikeshë të thotë diçka të dëmshme për ju dhe të dëshironi të distancoheni nga ky person. Ose dikush prej miqve tuaj mund të jetë duke kaluar një vështirësi dhe do të jeni të gatshëm ëpr të ndihmuar.

Si një Luan, nuk ju pëlqen ndryshimi – preferoni që gjërat të jenë të qëndrueshme dhe të fiksuara në vend – por edhe mund të thoni se, “Në fund të fundit, ndryshimi mund të jetë për mirë”.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Virgjëresha

Me fillimin e muajit, mund të jeni duke menduar të bëni një udhëtim të shpejtë, por duke marrë parasysh nëntorin në përgjithësi, mund të jetë më së miri ta përqëndroni argëtimin në shtëpi, vetëm për ju të dy.

Hëna e plotë e 31 tetorit ishte plot zhvillime të papritura, por problemi është se befasitë mund të jenë të paqëndrueshme. Kjo Hënë e plotë do të ketë ndikim deri më 4 nëntor. Keni shpenzime së fundmi kështu që nuk është koha e mirë për të paketuar dhe për t’u larguar.

Mbani nën kontroll shëndetin në këtë kohë pandemie. Urani që kundërshton Diellin në këtë periudhë të Hënës së plotë mund të ndikojë negativisht te shëndeti.

Nga Hëna e re më 14 nëntor, mund të jeni duke negociuar një kontratë, por me Uranin ende në konflikt të drejtpërdrejtë me Mërkurin, planetin që rregullon marrëveshjet, si me shkrim ashtu edhe me gojë, nuk do të ishte koha për të nënshkruar marrëveshje deri pas 17 nëntorit.

Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë – një fazë që u shtri nga 13 tetori deri në 3 nëntor, duke e bërë muajin e kaluar (dhe ditët e para të nëntorit) një makth harresash, keqkuptimesh dhe vështirësish. Megjithatë, kundërshtimi i i Uranit nuk është një periudhë favorizuese, ndaj nuk është koha e duhur për të nënshkruar kontrata.

Një fushë që po shkëlqen për ju ka të bëjë me shkrimin e projekteve, veçanërisht me imagjinatën, të tilla si nëse jeni duke punuar në një roman ose një koleksion me poezi, duke shkruar romane ose skenarë, ose duke kompozuar muzikë. Kjo Hënë e re do të shënojë fillimin e një periudhe shumë të ngarkuar me një përmbytje email-esh, thirrjesh telefonike dhe takimesh në Zoom. Siç e dimë të gjithë, festat e fundvitit janë afër, kështu që ju dhe të tjerët do të preferoni t’i përfundoni gjërat para pushimeve.

Marrëveshjet në biznes ashtu edhe në romancë do të vijojnë si normalisht.

Fundi i muajit shënohet me një eklips të Hënës te Binjakët më 30 nëntor duke mbushur shtëpinë e arritjeve në karrierë, suksesit dhe reputacionit. Saturni dhe Mërkuri, duke punuar së bashku, do të mbështesin vendimet tuaja. Këto dy planetë do të krijojnë gjithashtu një perspektivë pozitive për suksesin e një iniciativt profesionale që do të merrni. Ju mund të ndryshoni punë, të merrni një promovim të madh ose të fitoni një çmim.

Me Jupiterin, Saturnin dhe Plutonin në shtëpinë e pestë të krijimtarisë, pozicioni i ri do t’ju mundësonte të shprehni stilin dhe shijen tuaj në një mënyrë thelbësore.

Në periferi, Urani do të ketë një lidhje me Afërditën, një planet që ka lidhje me fitimet tuaja, kështu që mos nënshkruani asgjë afër eklipsit, po prisni deri në dhjetor.

Copyright Anabel.al /

Exit mobile version