Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Luani dhe Virgjëresha

Published

on

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Luani dhe

Nëse e ndiqni astrologjinë e dini që eklipset ndikojnë te disa nga temat më të rëndësishme të vitit. Këtë muaj, më 5 qershor do të ndodhë eklipsi i parë në shenjën e Shigjetarit që do të përzihet në mënyrë të përsosur me shenjën tuaj.

Ka shumë të ngjarë që të ketë një kulm të rëndësishëm përsa i përket dashurisë dhe do të duhet të merrni një vendim – të vazhdoni ose t’i jepni fund një marrëdhënieje.

Eklispet tentojnë të mos lejojnë asnjë zonë gri dhe duan përgjigje të saktë: e bardhë ose e zezë. Po kështu mund të vendosni nëse duhet të bëni fëmijë ose të ndihmoni një person të rëndësishëm.

Nëse nuk jeni në një lidhje ose s’keni dëshirë për fëmijë, eklipsi mund të sjellë një projekt të rëndësishëm krijues.

Eklipsi i Hënës së plotë më 5 qershor do të ndikojë te paratë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, paratë do të jenë në qendër të bisedave ose mendimeve tuaja. Megjithatë të ardhurat mund të vijnë nga burime të ndryshme ose nga një biznes i ri.

Eklipsi i dytë do të ndodhë më 21 qershor, në shenjën e Gaforres dhe do të duhet të përqëndroheni sërish te mbledhja e parave dhe duket se do të përparoni drejt qëllimit. Afërdita do të ndikojë që të shfaqni me lehtësi talentin.

Nëse jeni në një biznes me një parter dhe lejoni që partneri të marrë të gjitha vendimet financiare, do të keni dëshirën që ta ndryshoni një sistem të tillë. Merrni një rol më prezent dhe aktiv dhe nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni. Mjafton një studim i shkurtër dhe mund të kuptoni gjithçka që ju nevojitet.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Luani dhe

Eklipsi hënor më 5 qershor do të ndryshojë dinamikën në shtëpi dhe familje, menjëherë, brenda pesë ditëve të qershorit ose pak më vonë. Si rezultat i Hënës së re më 22 maj, mund të keni marrë kohëve të fundit përgjegjësi të reja në karrierë dhe ka të ngjarë që të pyesni së fundmi nëse dëshironi t’i kushtoni më shumë vëmendje karrierës ose shtëpisë. Shtëpia do të fitojë, kështu që drejtojini energjitë tuaja më të mira atje. Mund të jetë që vendbanimi aktual ka nevojë për vëmendje ose një anëtar i familjes ka nevojë për ndihmën tënde.

Mund të ndiheni përkohësisht të mbingarkuar dhe do të vendosni në pikëpyeje nëse po i kënaqni të gjithë ata që kanë nevojë për ju. Jini të sigurt që gjërat funskionojnë sepse në kohën e eklipsit, sundimtari juaj Mërkuri do të vendoset në një kënd të përsosur. Do të ndjeni se nuk mund ta përballoni gjithë çfarë të tjerët po kërkojnë nga ju kështu që merrni kohën tuaj për të gjetur përgjigjet e duhura. Një person në distancë mund të jetë i dobishëm.

Bashkëshorti/ja ose partneri/ja do të përpiqet t’ju ndihmojë, por për fat të keq nuk do të ketë dobi. Në fakt, më tepër ai/ajo mund t’i keqësojë gjërat kështu që kërkojini që të mos ngatërrohet në punët tuaja.

Eklipsi i Hënës më 21 qershor në Gaforre do t’ju bëjë të përqëndroheni te miqtë. Pandemia ka ndikuar në jetën e të gjithëve dhe në fund të muajit, do të dëshironi më shumë se kurrë që t’i riktheheni normalitetit. Në të kundërt, eklipsi i 21 qershorit mund të shënojë largimin e një miku ose një prej tyre mund të mos jetë mbështetës ndaj jush ose t’ju tradhtojë.

Fundi i muajit sjell takimin e Jupiterit dhe Plutonit në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Ky është një aspekt që ndodh një herë në 13 vite. Këta planetë janë aktualisht në prapavijë kështu që mund të tundoheni që të shihni ndonjë ish-të dashur. Nëse vërtet mendoni ende për këtë person, ndoshta dashuria ekziston vërtet. Do ta zbuloni. Nëse ditëlindjen e keni në 15 shtator, plus ose minus pesë ditë, do të përjetoni një periudhë fantastike në fund të muajit.