HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Peshorja dhe Akrepi

Published

on

Do të planifikoni vazhdimisht udhëtime të shpejta gjatë fundjavave të qershorit. Keni punuar shumë ndaj dëshironi të merrni disa ditë pushim nga rutina e zakonshme.

Eklipsi i Hënës së plotë më 5 qershor mund t’ju sjellë lajme në lidhje me një motër ose kushëri ose mund ta gjeni veten duke nxituar për të përfunduar një projekt komunikimi. Mërkuri dhe Urani do të punojnë bashkë që të keni ide të shkëlqyera.

Ka të ngjarë që të punoni me një kontratë ose dokument tjetër dhe nëse po, lind nevoja që të kërkoni ndihmën e një avokati. Neptuni dhe Marsi do të jenë në një kënd të vështirë me eklipsin e Hënës së plotë në shtëpinë e tretë të marrëveshjeve, kështu që diçka në kontratë mungon dhe do të shihni që mund të hasni pengesa më vonë. Një sasi e madhe parash mund të vihet në diskutim si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Megjithatë do të punoni me qejf dhe do të argëtoheni. Edhe pse eklipset përgjithësisht sjellin lajme të papritura, gjendja do të jetë e mirë, edhe pse fillimisht do të keni pengesa.

Nëse jeni pa punë ose nuk e pëlqeni punën që bëni dhe shpresoni për një pozicion të ri, eklipsi i Hënës së re në Gaforre do t’ju japë më shumë fuqi dhe mundësi të reja profesionale.

Puna mund të jetë në një pozicion të përhershëm dhe pagesa do të jetë bujare. Industritë e mundshme janë: pasuri të patundshme, hoteleri dhe ushqim. Këto janë industri që janë goditur rëndë nga pandemia ndaj duket që njihni dikë që beson te talenti dhe mendon se jeni më i/e miri/a për punën e caktuar. Tregoni vetëbesim.

Shihni lajmet që do të merrni pas 21 qershorit. Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, do të fillojë të shkojë në prapavijë në 17 qershor dhe do të vazhdojë deri me 12 korrik. Duket se një person me ndikim nga e kaluara do të sjellë shumë mundësi. Në fillim të muajit tjetër, ka më shumë të ngjarë që të komunikoni, hetoni dhe negocioni, por duhet të angazhoheni plotësisht.

Afërdita do të rikthehet këtë muaj. Gjërat mund të përparojnë me ngadalë. Bisedimet financiare do të jenë pas 24 qershorit dhe në përgjithësi do të përballeni me pengesa. Koha më e mirë për marrëveshje është midis 15 korrikut dhe 7 gushtit.

Me një ekonomi globale jo fort të qëndrueshme, çdo gjë shqetësuese lidhet me paratë. Jeni një ndër të paktat shenja që kanë një perspektivë të mirë për të gjetur një burim të ri të ardhurash, prandaj mos u ndjeni në siklet kur kërkoni pagën që mendoni se e meritoni. Shuma që prisni mund të jetë më bujase sesa prisni.

Nëse keni qenë pa punë, më 5 qershor do të ketë një eklips të Hënës së plotë në shtëpinë e dytë të të ardhurave kështu që do të shihni kulminacionin e një çështjeje financiare brenda pesë ditëve që prej 5 qershorit. Një eklips zakonisht shktakton ndryshime në burimin e të ardhurave, kështu që ndoshta do të duhet të hiqni dorë nga një burim për një tjetër më të mirë. Përndryshe do të gjeni një punë të përkohshme ose punë më kohë të plotë.

Do të duhet të keni kujdes me shpenzimet, pasi Dielli dhe Hëna e plotë do të bien ndesh me sundimtarin tuaj, Marsin, i cili ndodhet në shtëpinë e pestë të dashurisë dhe të aktiviteteve të kohës së lirë.

Ky muaj ka një eklips të dytë më 21 qershor në Gaforre. Kjo gjë do të përzihet mirë me shenjën tuaj, veçanërisht nëse ditëlindja ju bie afër 21 tetorit. Duket se do t’ju pëlqejë mundësia e re që do të shfaqet pas eklipsit. Mund të flisni me një njeri shumë të rëndësishëm në qeveri, media, akademi, sistem gjyqësor, zyrtarë të emigracionit dhe njerëz në distancë që punojnë në një projekt.

Do të ketë pengesa, sepse eklipsi i Diellit dhe Hënës së plotë do të kenë një përplasje me Marsin. Mund të gaboni. Marsi ndodh që të krijojë konflikte me paratë ndaj do të duhet të keni një fond shtesë.

Më në fund, duket se po merrni më shumë përgjegjësi në shtëpi, si për shembull të ndihmoni një anëtar të familjes që ka nevojë për ndihmën tuaj.

Mërkuri është në prapavijë nga 17 qershori deri më 12 korrik. Gjatë prapavijës, na nxit që të rishikojmë dhe rishqyrtojmë disa projekte të përfunduar tashmë. A mund të bëhen më mirë? Nëse mendoni se po, atëherë keni kohë për t’i përsosur.

Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, flisni me njerëzit që njihni. Ata do t’ju dëgjojnë.

Exit mobile version