HOROSKOPI

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Published

on

Ky mund të jetë një muaj i rëndësishëm sepse eklipset janë rikthyer dhe i pari është më 5 qershor dhe do të jetë një eklips hënor të plotë në Shigjetar. Diçka do të përfundojë për t’i hapur rrugën diçkaje të re. Ky eklips do të ndikojë te qëllimet personale dhe do t’ju afrojë me ndjenjat dhe nevojat e vërteta, por do të sjellë në vëmendje edhe partnerin. Nëse mendoni se ju dhe ai/ajo nuk përputheni, ndoshta do të duhet të mos jeni më bashkë.

Nëse keni lindur më 7 dhjetor, plus ose minus pesë ditë, do ta ndjeni më së shumti eklipsin. Eklipset zakonisht vijnë në çifte, çdo gjashtë muaj.

Një marrëdhënie e ngushtë, në punë ose në romanzë, do të kërkojë përqëndrimin tuaj të plotë. Afër 5 qershorit, një sëri faktesh do të mungojnë ose fshihen dhe do të duhet të gërmoni për të zbuluar të vërtetën. Mos merrni asnjë mendim derisa të keni gjetur të gjitha informacionet.

Eklipsi i dytë do të jetë më 21 qershor dhe do të bjerë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë, që përfshin rimbursimin e sigurimeve, ndihmën financiare të universitetit, komisionet, tarifat e licensimit, trashëgimitë, programet financiare të qeverisë, fonde të tjera dhe jo vetëm. Duket se po ju vjen një shumë e madhe, por do të ketë disa mosmarrëveshje. Sidoqoftë, gjërat do të funksionojnë.

Jeni me fat që keni Jupiterin dhe Plutonin ende në shtëpinë e të ardhurave për të mbrojtur financat. Situata financiare do të ndryshojë, por në varësi të asaj çfarë ka ndodhur deri tani, mund të bëhet më mirë.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 qershori deri më 12 korrik dhe për shkak se Mërkuri rregullon karrierën tuaj, nëse po kërkoni punë gjatë kësaj periudhe, kthehuni te njerëzit që njihni prej kohësh sepse ata do t’ju sjellin më shumë fat.

Afërdita është në prapravijë që prej 12 majit, por do të rikthehet në pozicion normal më 24 qershor. Konsiderojeni si kohë jo të përshtatshme për romancën kur Afërdita është në prapavijë. Të mos ju shkojë mendja të martoheni. Prisni deri në 2021-shin për t’u martuar.

Jemi sërish mbrapsht me eklipset. Që nga korriku i 2018-s, eklipset kanë rënë në shenjën tuaj dhe Gaforres çdo gjashtë muaj. Eklipset njihen për faktin që sjellin ndryshime të mëdha. Megjithatë jeni mësuar me këto dhe jeni gati. Do të jeni në gjendje të nxirrni axhendën dhe të nisni të merreni me çështje të tjera.

Eklipsi i parë do të ndodhë më 5 qershor në Shigjetar, duke ndriçuar shtëpinë e dymbëdhjetë të sekreteve. Një informacion që dikush është përpjekut ta mbajë të fshehtë nga ty mund të dalë në sipërfaqe. Nëse asnjë sekret nuk del në sipërfaqe, atëherë ky moment do të kalojë shpejt.

Mund të keni më shumë nevijë për personel mjekësor këtë muaj, ose ndoshta po përpiqeni të ndihmoni një të afërm ose një mik në spital, qendër rehabilitimi ose institucion tjetër. Nuk përjashtohen as vizitat si te dentisti për shembull.

Eklipsi tjetër do të jetë më 21 qershor në Gaforre dhe do të theksojë marrëdhëniet e ngushta.

Nëse situata nuk është mirë mes jush dhe partnerit/es, atëherë është koha që të vendosni nëse dëshironi të vazhdoni lidhjen ose jo. Eklipset i shtyjnë gjërat në njërën anë, ose në tjetrën – në të bardhë ose në të zezë, nuk ka zonë gri.

Do të ketë një eklips tjetër në shenjën tuaj, më 4 korrik, i cili do t’ju ndihmojë që të vendosni se çfarë duhet të bëni. Nëse jeni takuar me dikë, mund të qartësohet më mirë situata. Mund të filloni një lidhje të mirëfilltë.

Gjatë këtij muaji, kushtojini rëndësi shëndetit sepse lajmet e qershorit mund t’ju bëjnë pak më të ndjeshëm, sidomos pas pandemisë. Jeni në procesin e rindërtimit të një të ardhmeje më të lumtur, që do të vijë më shpejt nga çfarë e keni menduar.

Exit mobile version