HOROSKOPI

Horoskopi javor 16-22 nëntor/ Venusi hyn në Akrep, ja cilat shenja kanë fat në dashuri

Published

on

Këtë javë planeti Venus do të hyjë në shenjën e Akrepit duke sjellë shumë fat në dashuri për Akrepin, Gaforren dhe Peshqit.

Zbuloni me ne se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë

LEXO EDHE:
Një yll i vërtetë/ Rihanna fotografohet sërish pa make-up

Demi: Vensui përballë…

I dashur Dash më në fund planeti Venus nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj. Duke e filluar nga e diela (15 nëntor) ky planet do të lëvizë në shenjën e Akrepit dhe ju do jeni në gjendje të gjeni një pjesë të qetësisë së humbur në periudhën e fundit. Këtë javë kushtojini vëmëndje të veçantë të mërkurës dhe të enjtes, kur një Hënë e pafavorshme mund të rrisë tensionet.

Demi : Venusi përballë

I dashu Dem fatkeqësisht këtë javë duke filluar nga e diela, planeti Venus do të hyjë në kundërshtim me shenjën tuaj: nuk do të jetë një periudhë e lehtë përsa i përket ndjenjës dhe do ta gjeni veten duke vënë në dyshim marrëdhënien tuaj. Edhe në punë, disa probleme ose ngadalësime mund të lindin për shkak të kundërshtimit të Mërkurit.

Binjakët: Hëna në kundërshtim

Të dashur Binjakë, java juaj për fat të keq fillon me dy të ditë me Hënë në kundërshtim. Të hënë dhe të martën mund të gjeni disa pengesa më shumë në rrugën tuaj. Do të bëhet më mirë nga e mërkura, por do të jetë e premtja dhe e shtuna që do t’ju kthejë buzëqeshjen duke ju dhënë pak fat dhe energji shtesë. Venera e favorshme deri të dielën ndihmon dhe mbështet marrëdhënien tuaj.

Gaforrja: Venusi kujdeset për ju

E dashur Gaforre nëse periudha e fundit për shenjën tuaj nuk ishte e lehtë nga pikëpamja e ndjenjave, tani më në fund mund të merrni frymë lehtësimi: duke filluar nga e diela në fakt planeti Venus do të ndalojë të pengojë dashurinë, duke ju dhënë përkundrazi një ndikim të këndshëm pozitiv. Ndërkohë kushtojini vëmëndje të mërkurës dhe të enjtes, kur Hëna në opozitë mund të rrisë tensionet.

Luani: Kërkoni dialog me partnerin tuaj

I dashur Luan deri të dielën mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer, i gatshëm për t’ju dhënë shumë fat në fushën e ndjenjave. Mundoheni të zgiidhni ndonjë problem të jashtëzakonshëm me partnerin tuaj. Keni kujdes nga Hëna në opozitë të premten dhe të shtunën, ditë në të cilat ka të ngjarë të jenë mjaft të rënda.

Virgjëresha: Emocionet që vijnë

E dashur Virgjëreshë, java juaj fillon me dy ditë pak të tensionuara për shkak të Hënës në një pozitvë të pafavorshme për shenjën tuaj. Do të bëhet mirë duke filluar nga e mërkura, kur mund të merrni disa lajme të mira në vendin e punës. Për më tepër ju keni mbështetjen e Venusit, planetit të dashurisë i cili është i gatshëm t’ju bëjë disa supriza të këndëshme në javët e ardhshme dhe do t’ju dhuroj shumë emocione.

Peshorja

E dashur Peshore planeti Venus do të mbetet në bashkëpunim në shenjën tuaj deri të dielën: shfrytëzoni sa më shumë ndikimin e tij të dobishëm në fushën sentimentale për të përballuar me partnerin tuaj një fjalim që është veçanërisht i afërt me zemrën tuaj. Ju do të keni gjithë mbështetjen dhe mirëkuptim e tij. Të hënë, të martën, të premten dhe të shtunën gjithashtu mund të mbështeteni në një Hënë të favorshme. Pak më shumë lodhje për shkakë të kundërshtimit të planetit Mars.

Akrepi: Tani vjen Venusi

I dashur Akrep, pasi mirëpritët planetin Mërkur në shenjën tuaj, tani Venusi po vjen gjithashtu. Planeti i dashurisë është i gatshëm t’ju japë- duke filluar nga e diela – një periudhë lumturie dhe kënaqësie nga pikëpamja e ndjenjave. Konfirmime të mira do të vijnë edhe në punë. Ditë më me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e entja, me një Hënë të bukur në shenjën tuaj.

Shigjetari: Me Hënën në shenjë

I dashur Shigjetar, java juaj fillon me dy ditë super fatlume, në të cilat një Hënë e bukur do të jetë e gatshme t’ju jap lajme të mira dhe një ngarkese shtesë të energjisë pozitive.Venera e favorshme deri të dielën garanton fat edhe në kontekstin e ndjenjave: E premtja dhe e shtuna në veçanti do të jenë ditë me një normë të lartë romance. Sidoqoftë në punë është koha të presim.

Bricjapi: Venusi kthehet për t’ju buzëqeshur

I dashur Bricjap më në fund duke filluar nga e diela, Afërdita do të jetë përsëri e favorshme për shenjën tuaj: në periudhën e fundit planeti i dashurisë ka sjellë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në marrëdhënien tuaj si çift. Tani do të jeni në gjendje të gjeni ekulibrin tuaj dhe qetësinë tuaj personale, pasi të keni përqafuar ndryshimin. Hëna super me fat të mërkurën dhe të enjten, me lajme të mira që vijnë.

Ujori: Shikoni të ardhmen

I dashur Ujor bashkëpunimi me partnerin tuaj në këtë periudhë është duke u rritur. Venusi e bën çiftin tuaj më të fortë se kurrë, të paktën deri të dielën, kur planeti i dashurisë ju kthen shpinën. E premtja dhe e shtuna do të jenë dy ditë veçanërisht emocionuese, gjithashtu falë një Hënë të shkëlqyer: shfrytëzoni rastin për të diskutuar të ardhmen tuaj së bashku me partnerin tuaj dhe bëni planë afatgjata.

Peshqit: Lajme të mira

Të dashur Peshq më në fund këtë javë planeti Venus do të kthehet në anën tuaj. Pasi të keni jetuar një peridhë mjaft të komplikuar në fushën e ndjenjave, tani dashuria do të kthehet për t’ju buzëqeshur. E diela në veçanti do të jetë një ditë plot me emocione, gjithashtu falë një Hënë të shkëlqyer. Lajme të mira po vijnë po ashtu në vendin e punës, veçanërisht të mundshme në mes të javës.

Exit mobile version