HOROSKOPI
Horoskopi javor 20-26 shtator nga astrologia e famshme Helena Biehl: Ja shenja që do bekohet me FAT
Published
3 years agoon
By
a.aTë nderuar lexues, gjeni më poshtë ekskluzivisht horoskopin javor nga astrologia shumë e njohur suedeze, Helena Biehl.
Horoskopi javor që ju sjell më poshtë noa.al është i vlefshëm midis të hënës 20 shtator dhe të dielës 26 shtator 2021.
Dashi
Hëna e plotë aktivizon efekte të mira në disa fusha. Nëse jeni sëmurë, shërimi është i shpejtë, brenda të martës. Nëse keni nevojë për privatësi, do ta keni me bollëk.
Kjo javë sjell pak konfuzion në gjërat e rutinës së përditshme. Përqendrohuni në ekuilibrin e gjërave dhe komunikoni qartë me të tjerët përreth jush. Kthesat e shpejta me një partner dashurie ose biznesi do t’ju befasojnë të enjten. Ndërsa fundjavë jeni në fazat e planifikimit për të ardhmen. Cilat janë synimet tuaja afatgjata? Krijoni një plan veprimi dhe filloni të shkoni drejt vijës së finishit.
Demi
Një vendim që prek një miqësi ose një angazhim jofitimprurës ju pret me hënën e plotë të martën. Ajo që ndodh është fundi i një “udhëtimi” gjashtëmujor. Dielli ndriçon shtëpinë tuaj për shëndetin dhe punën, nga e Mërkura dhe vazhdon edhe në muajin e ardhshëm. Koha për t’u marrë me gjëra të dobishme dhe për të caktuar një ekuilibër midis orëve të punës dhe pushimit. Paralajmërim për krisje në jetën dashurore të enjten. Mos thuaj asgjë për të cilën do të pendohesh. Mendohuni para se të flisni.
Binjakët
Përpjekjet e gjashtë muajve të fundit për të arritur një pozicion më të mirë në karrierë, ju japin të martën një rezultat që lidhet me hënën e plotë. Nëse nuk jeni në punë, kjo mundësi mund të ketë të bëjë me një planifikim afatgjatë që keni pasur prej 6 muajsh. Tani keni një shans për të patur situatën në kontroll dhe për të marrë vendime për të ardhmen. Pas pak më shumë se një jave, më 27 shtator, “avioni” juaj i kontrollit do të fillojë të kthehet mbrapsht. Prandaj, përdoreni këtë shans dhe në javët e ardhshme për një plan idesh, por prisni që të iniconi plane të reja për jetën, deri pas 25 tetorit.
Gaforrja
Është koha që kjo hënë e plotë të japë avantazhe në shtëpi. Kjo sferë e horoskopit kontrollon njohuritë dhe arsimin e lartë, por edhe udhëtimet ndërkombëtare, ndaj në këto fusha udha duket e mbarë. Gjashtë muaj më parë, ju filluat një kapitull të ri në njërën nga këto fusha dhe, në lidhje me hënën e plotë, të martën, do të shihni rezultatin e përpjekjeve tuaja. Një vendim i rëndësishëm në lidhje me këto fusha bëhet deciziv. Marrëdhënia juaj me familjen dhe gjendjen emocionale përballet me aspekte të këndshme deri në fund të javës. Shfrytëzoni rastin të rishikoni dëshirat që keni në lidhje me vendbanimin. Nëse filloni një investim për të lëvizur diku tjetër apo për të rinovuar shtëpinë ose edhe për të zgjeruar familjen, mund ta arrini këtë qëllim përmes një plani të detajuar që fillon të Premten dhe vijon deri të Dielën.
Luani
Hëna e plotë e së martës në shtëpinë tuaj, ngre disa pikëpyetje për pronësinë e përbashkët dhe gjëra që lidhen me huatë, trashëgiminë, dhuratat, ndarjen e pronës dhe bashkëpronësinë me një partner/e. Mund të keni gjetur një zgjidhje ose t’ju ketë lindur një ide në lidhje me njërën nga këto fusha, që nga 13 Marsi i këtij viti. Tani duket se keni një shans për të vazhduar. Merrni ndihmë nga një avokat ose bankier për të arritur te kurorëzimi ligjor, nëse duhen firmosur dokumente. Planeti juaj ekonomik, Mërkuri, do të kthehet prapa në 27 shtator. Mundohuni të përgatitni dokumentet deri të Mërkurën, nëse është e mundur. Përndryshe, prisni deri pas 18 tetorit. Ka kushte të mira për një plan të sigurt për të ardhmen nëse e vini në lëvizje këtë javë.
Virgjëresha
A ka diçka për të cilën keni punuar, ose keni shpresuar, në lidhje me jetën tuaj dashurore? Një plan që ju vendosët në mes të Marsit, arrin të kurorëzohet pasi lidhet me hënën e plotë të së martës. Sidoqoftë, kjo mund të jetë më shumë e vlefshme edhe në një bashkëpunim në biznes. Hëna e plotë ju jep mundësinë të përmblidhni rezultatet mbi të cilat keni punuar gjatë shtatë muajve të fundit, dhe ju mbetet të prisni nëse do të realizohen synimet e reja. Dhe pikërisht këtë javë mund të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë ose bashkëpunimin në biznes. Marsi dhe Dielli aktiv vizitojnë shtëpinë tuaj duke qenë pozitivë për të ardhura dhe zgjidhje të një çështje prone. Mundësia për një ekonomi më të mirë duket se do të shkëlqejë në fund të javës. Shfrytëzoni rastin për të negociuar një pagë me shefin ose për të shkuar në një intervistë pune.
Peshorja
Planet, detajet, organizimi, shëndeti… Hëna e plotë të martën shtrohet këmbëkryq në shtëpinë tuaj duke ndikuar në kontrollin e jetës, pavarësisht nëse ka të bëjë me shëndetin apo gjërat e jetës suaj të përditshme. Një ide në lidhje me një fëmijë ose një sipërmarrje krijuese mund të marrë jetë në një planifikim të ardhshëm të bazuar në konceptin “me këmbë në tokë”. Duket e sigurt për t’u bërë. Një dokument ligjor mund të vendoset në tryezën tuaj. Firmosni para fundit të javës, ose përndryshe, pas 18 tetorit. Me Diellin dhe Marsin në shenjën tuaj, ju shkëlqeni në gjithçka që ndodh. Sepse mund të vini bast se do të ketë gjëra të reja në jetën tuaj. Së shpejti!
Akrepi
Një lidhje dashurie që ka vazhduar që nga mesi i marsit, arrin një pikë vendimtare me hënën e plotë të martën. Tani jeni gati për një hap në nivelin tjetër, pavarësisht nëse bëhet fjalë për të ecur përpara së bashku, ose për të shkuar në rrugët tuaja të ndara. Kjo energji gjithashtu mund të ndikojë në një plan për prindërim që filloi gjashtë muaj më parë, ose një investim në anën tuaj krijuese. Marsi në shtëpinë tuaj përmes një planifikimi, ju jep shans për të vendosur një plan veprimi për diçka që ndikon në jetën tuaj dhe strehimin, jo vetëm për ju, por edhe për familjen. A jeni gati për të bërë një ndryshim në shtëpinë tuaj aktuale? A jeni gati për fëmijë? Planetët tuaj financiarë janë në një humor të shkëlqyeshëm, drejtohen nga fryn era!
Shigjetari
Ekziston një aspekt shumë i bukur midis planetit tuaj të dashurisë dhe sundimtarit tuaj me fat, Jupiterit, që lidhen me hënën e plotë të martën. Duket se lajmet ose informacionet, të cilat mund të ndikojnë në shtëpinë tuaj, mund të çojnë në një zgjidhje të papritur dhe të re. Ju dhe një partner, në dashuri ose biznes, mund të gjeni diçka që mund t’ju ndihmojë të arrini të fitoni një kredi që ju nevojitet. Ndërsa nga ana tjetër, në një farë mënyre mund të arrini paqen në jetën familjare. Ajo që po ndodh është rezultat i një investimi të ndërgjegjshëm në shtëpi dhe familje, investim që e keni filluar në hënën e re më 13 mars të këtij viti. Është shumë e mundur që shpejt të keni një shkresë për të nënshkruar. Bëjeni këtë para së Premtes, përndryshe prisni deri pas 18 tetorit.
Bricjapi
Një përpjekje për shtëpinë ose plani për studime, do të aktivizohet nga hëna e plotë të martën. Një aplikim që keni bërë për universite, arrin të vijë me zgjidhje. Kjo pjesë e horoskopit tuaj kontrollon gjithashtu miqësitë, fqinjët dhe vëllezërit e motrat. Diçka në lidhje me marrëdhëniet me ta mund të arrijë një pikë vendimtare. Nëse merrni një letër ose marrëveshje ku ftoheni për të nënshkruar, atëherë përpiquni ta bëni atë para së Premtes. Kontrolluesi juaj, Saturni, është në aspektin e mirë të Marsit dhe ju jep shumë informacion dhe përqëndrohet në detaje. Të gjitha për të mirën tuaj. Nëse nuk keni kohë për të nënshkruar gjatë kësaj jave, prisni disa ditë pas 18 tetorit.
Ujori
A ju kujtohet se çfarë keni bërë, në lidhje me financat dhe pronësinë, në hënën e re më 13 mars të këtij viti? Ndoshta keni blerë një shtëpi, keni investuar në tokë ose pasuri të tjera materiale, apo keni synuar një rritje pagash? E lidhur me hënën e plotë të martën, tani keni një shans për të parë rezultatin e investimit tuaj që keni nisur atëherë.
Jeni gati për të përmbledhur përpjekjet tuaja dhe për të çuar buxhetin dhe investimet në nivelin tjetër. Të enjten, kini kujdes në biseda të mundshme me anëtarët e familjes. Ekziston rreziku që komentet që thuhen me ngut, të lëndojnë dhe krijojnë një krisje emocionale në marrëdhënie.
Peshqit
Jeni në qendër të asaj që ndodh në hënën e plotë, të martën. Ajo për të cilën hodhët themelet në hënën e re në shenjën e Peshqve, në mars të këtij viti, do të arrijë më pas në një përfundim vendimtar. Me Marsin në zonën e pronësisë së përbashkët dhe Saturnin në shtëpinë tuaj, planet për para ose hua bankare, trashëgimi ose dhurata mund të jenë diçka që ju do ta kapni. Kjo është një kohë e mirë për ju që të planifikoni dhe veproni këtë javë. Krijoni kështu një të ardhme të qetë dhe të qëndrueshme. Merrni ndihmë nga një avokat ose një nëpunës banke, për të parë me kujdes detajet. Nëse keni kohë dhe dëshirë për të marrë vendim këtë javë, do të ishte mirë. Përndryshe, prisni derisa Mërkuri, planeti kontraktues, të ketë lënë periudhën e tij retrogradë: pas 18 tetorit.