HOROSKOPI
Horoskopi Javor 21 Shtator – 27 Shtator 2020
Published
4 years agoon
By
adminDASHI (21 Mars – 19 Prill)
Do keni shume mosmarrëveshje këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here do mendoni t’i jepni fund gjithçkaje. Mire është qe te mateni disa here para se te vendosni sepse mund te pendoheni me pas. Beqaret sado e do mundohen nuk do mund ta gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Për fat te mire miqtë dhe familjaret nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Duhet te bëni edhe disa kohe durim. Situata financiare do jete disi konfuze, prandaj do bëni mire te mos kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune edhe pse do jeni te shqetësuar dhe te ngarkuar nuk do shpërqendroheni, përkundrazi do i arrini shpejt objektivat. Ne familje do dini si te silleni dhe çdo gjë do ece për mrekulli.
DEMI (20 Prill – 20 Maj)
Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete harmonike dhe e veçante këtë jave. Do qëndroni me tepër kohe pranë partnerit tuaj dhe do i shprehni ndjenjat akoma me më shume intensitet. Beqaret do kenë një jave plot me ngjyra dhe takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa te mundni dhe me pas vendosni nëse do përfitoni apo jo. Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim te vogël. Fizikisht do ndiheni përgjithësisht mire. Do keni rezistence te shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime nga barku. Jeta profesionale shpesh do lere për te dëshiruar. Nuk do i arrini dot objektivat sado qe te mundoheni. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje.
BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)
Këtë jave duhet te lini çdo gjë tjetër pas dore dhe t’i përkushtoheni me tepër partnerit tuaj. Nëse nuk e bëni këtë gjë mund ta humbni atë pak nga pak. Beqaret do jene gjithë kohës si te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Perspektivat materiale do jene te shkëlqyera. Gjendja do përmirësohet me tepër nga sa ju keni menduar. Mund te kryeni ndonjë investim ose mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jete delikate ditët e para, por duke filluar qe nga e mërkura gjithçka do përmirësohet. Do ndiheni te qete. Ne pune do ju jepen mundësi te shkëlqyera për ta treguar veten se kush jeni. Jeta familjare e qete.
GAFORRJA (22 Qershor – 22 Korrik)
Ka kohe qe iu mungon qëndrueshmëria ne çift? Këtë jave duhet te bëni te pamundurën për ta përmirësuar situatën, pasi po e late pas dore gjithçka do marre tatëpjetën. Beqaret do ngatërrohen me disa persona jo shume te përshtatshëm dhe mund te zhgënjehen shpejt. Nuk duhet ecur asnjëherë me sy mbyllur. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe te mos kryeni shpenzime te ekzagjeruar. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla për shkak te ndryshimit te temperaturave. Kujdesuni me tepër për veten. Ne pune do ju duhet te kërkoni ndihmën e kolegeve për te arritur atje ku dëshironi. Çdo gjë do ju ece si keni dashur. Jeta familjare do jete e këndshme.
LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Jeta juaj ne çift do jete shume e ndërlikuar këtë jave. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Kujdes me çdo vendim qe do merrni. Beqaret nga ana tjetër do takojnë disa persona te veçante me te cilët mezi do presin te fillojnë nga një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe duke filluar nga dita e mërkurë. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te bëni gjendja mund te ketë tronditje te vogla. Për shëndetin as nuk duhet te shqetësoheni aspak. Do jeni ne forme me te mire se kurrë me pare. Urani do jete planeti qe do iu nxite te ecni ne rrugën e duhur ne pune. Familja me disa probleme te vogla.
VIRGJERESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Jupiteri do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj jave. Gëzimi, lumturia dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Do ndiheni shpesh si neper ëndrra. Beqaret do jene entuziaste dhe pasionante me shume se kurrë me pare. Do jeni te arsyeshëm dhe nuk do nxitoheni për te hedhur hapa te nxituara. Perspektivat financiare nuk do jene te mira prandaj do bëni mire te mateni me çdo shpenzim qe te kryeni. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Nuk do ndieni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni me te hapur ndaj sfidave te reja dhe kjo do ju ndihmoje te bëheni edhe me te njohur. Priten arritje te mëdha. Jeta ne çift do vazhdoje te mbetet e mire dhe pa probleme.
PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Dielli do beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni gati te ndërmerrni edhe aventura me partnerin vetëm qe kënaqësitë te jene te forta. Beqaret nga ana tjetër do kenë dite te mbushura me gëzim dhe me emocione. Mire do jete te përfitojnë sa te mundin nga çdo ftese sepse vetëm kështu do e ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë, kështu qe pa bere sakrifica do keni mundësi te kryeni sa shpenzime te doni. Gjendja shëndetësore për fat te keq nuk do jete e mire. Pjesa me e madhe do kenë shqetësime nga koka dhe nga barku. Flisni sa me pare me ndonjë mjek. Ne pune do filloni projekte te reja me një rëndësi te madhe. Jeta familjare nuk do jete problematike.
AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Do jeni shume te shqetësuar për një çështje familjare gjate kësaj jave dhe nuk do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me partnerin. Mire do jete te flisni hapur me partnerin dhe t’ia tregoni situatën. Beqaret do pëlqejnë shume persona njëherësh dhe nuk do arrijnë dot te vendosin për personin me te përshtatshëm. Financat do jene tërësisht ne dorën tuaj. Po u treguat te matur me shpenzimet nuk do keni probleme, ne te kundërt nuk do dini nga t’ia mbani. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i qëndrueshëm. Mund te keni edhe probleme te vogla, por jo alarmuese. Ne pune do ju duhet me tepër durim dhe këmbëngulje për te arritur atje ku keni dëshiruar. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Do i jepni prioritet absolut jetës suaj ne çift gjate kësaj jave dhe mbi partnerin nuk do vini askënd. Çdo çast do jete me i veçante se me pare. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme me disa persona dhe do kënaqen me to. Financat do përmirësohen dite pas dite dhe ju do ndiheni gjithmonë te qete kur te kryeni çdo lloj shpenzimi. Për shëndet me te mire duhet te kufizoni sa te mundni konsumimin e kafes dhe te cigares dhe duhet te merreni me tepër me sport. Ne pune do vini kandidature për një pozicion te ri. Jepni çdo gjë nga vetja për ta marre atë vend pune sepse ka për t’iu ndryshuar e ardhmja. Jeta familjare nuk do ketë asgjë për t’u veçuar.
BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Merkuri do e mbroje gjate gjithë javës jetën tuaj ne çift. Ju do qëndroni me afër partnerit dhe do e keni me te lehte te flisni me te edhe për gjera delikate. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë gjera ekstravagante për ta bere te bjere ne krahët e tyre. Dita më me fat do jete e enjtja. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju nxite te kryeni shpenzime te pamenduara. Gjendja do vije duke u përkeqësuar gjithnjë e me shume. Shëndeti për fat te mire nuk do paraqesë kurrfarë problemi apo shqetësimi. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do bëni mire te mos neglizhoni asnjë detaj te vogël sepse do keni vështirësi te mëdha. Ne familje do keni disa incidente.
UJORI (20 Janar – 18 Shkurt )
Do jeni shume melankolike gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje dhe mund ta neglizhoni partnerin. Ai mund te mërzitet kështu qe shprehjani ato qe ndjeni. Beqaret do kërkojnë lidhje serioze me disa persona qe sapo do njohin. Gjithsesi për çdo hap duhet te bëjnë kujdes ne mënyrë qe nesër te mos pendohen. Ne planin financiar do dini si te silleni e si te veproni ne çdo moment prandaj gjendja do mbetet e qëndrueshme. Merkuri do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht tek shëndeti dhe do iu japë energjinë qe do ju duhet. Ne pune do jete jave inkurajuese. Do lodheni paksa, por arritjet do ju gëzojnë pa mase. Me familjaret do keni debate dhe mosmarrëveshje.
PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Do keni një komunikim te mire këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju ecin me mire se kurrë ndonjëherë me pare. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment. Beqaret do kenë një jave te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin edhe disa kohe për te ndryshuar statusin. Buxheti nuk do jete te gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire do jete te mateni para se te shpenzoni. Me shëndetin do keni disa shqetësime te vogla ditët e para te cilat me kalimin e ditëve do përmirësohen. Ne pune do ju duhet te ndërmerrni iniciativa nëse doni te arrini atje ku keni dëshiruar. Po ja late gjerat kohës do mbeteni mbrapa. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm. #HoroskopiJavor