Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi javor nga 8 deri me 14 Netor 2020

Published

on

DASHI 21. mars – 20. prill
Fale ndikimit pozitiv te Venusit, këtë jave do jeni edhe me sensuale ju te dashuruarit. Për çdo gjë do flisni hapur dhe nuk do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Mirëkuptimi dhe toleranca do jene pika te forta qe do e çojnë lidhjen përpara. Beqaret do jene me te hapur dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla vetëm për te ndryshuar status. Financat do kërkojnë me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme ose edhe te përmirësohet. Shëndeti here pas here do jete shqetësues. Do ju humbin energjitë tërësisht dhe nuk do ndiheni mire. Mos e lini pas dore veten. Ne pune do jeni me autoritare dhe me te përgjegjshëm, prandaj gjerat do ecin mire. Familja pa te reja.

DEMI21. prill – 21. maj
Fale mbështetjes se planetëve këtë jave do dashuroheni si te marre me partnerin tuaj dhe çdo dite do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë princin e tyre te kaltër nuk kane për t’ia dale dot mbanë. Yjet kane menduar diçka tjetër për ata, kështu qe edhe pse te vetmuar nuk do ja kalojnë keq. Ne planin financiar nuk do keni asnjë tronditje apo problem edhe pse do shpenzoni si normalisht. Sektori i shëndetit do jete i privilegjuar. Do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Ne pune do hidhni hapa para dhe do bëheni edhe me te njohur ne fushën tuaj. Po vazhduat kështu shume shpejt do ngriheni edhe ne detyre. Jeta familjare do jete e mire.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme këtë jave. Do e kuptoni se keni bere gabim qe e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni te pamundurën qe ta korrigjoni atë. Beqaret do i neglizhojnë disa ftesa qe do iu bëhen dhe ky do jete një gabim tejet i rende. Raste si ato nuk vijnë shpesh here. Me financat duhet te tregoheni tej mase te logjikshëm dhe te kujdesshëm pasi ne te kundërt nuk do arrini dot ta mbani gjendjen nen kontroll. Shëndeti do jete i mire nëse nuk e teproni me dietat dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Ne pune te gjitha planet e bëra do konkretizohen dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do jete mjaft euforike.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Këtë jave do mendoni me shume për veten tuaj ju te dashuruarit sesa për lidhjen qe keni krijuar. Ne disa momente mundet edhe ta lini pas dore partnerin dhe dikush tjetër do përfitojë. Mos u habisni nëse ai shkon pas tyre dhe ju braktis. Beqaret do kenë një periudhe sensuale dhe te mbushur me surpriza. Përgatituni për emocione te forta. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si e keni ëndërruar, megjithatë miqtë dhe te afërmit nuk do ju lënë asnjë moment ne balte. Shëndeti do influencohet tej mase nga Marsi. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi dhe do jeni edhe me energjike. Ne pune perspektivat do jene goxha te mira. Po vazhduat me këto rezultate mund te keni edhe rritje rroge. Jeta familjare do jete e qete.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Këtë jave do bëni gjithçka qe ta thelloni edhe me tepër jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe deri ditën e enjte do e arrini këtë gjë. Do keni një komunikim me te mire dhe do qëndroni me tepër kohe me partnerin. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje njëherë e mire. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër për t’ia bere qejfin vetes. Shëndeti here pas here mund te pësojë edhe tronditje. Kujdes me konsumimin e kafes, duhanit dhe gjerave pikante. Ne pune duhet t’i merrni gjerat sa me seriozisht ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura te pakëndshme. Jeta familjare do kaloje disa sfida.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Ne vend qe te mendoni te flirtoni me dike tjetër gjate kësaj jave, mundohuni t’i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah ju te dashuruarit. Përgatisni edhe surpriza dhe shprehjani sa me tepër ndjenjat partnerit nëse nuk doni ta humbni. Beqaret do rrethohen gjithë kohës nga persona interesante dhe do e gjejnë atë qe do ju përshtatet. Financat do jene te favorizuara sidomos për ata qe merren me tregti. Shëndeti do jete tej mase i qëndrueshëm prandaj nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Me ne fund do merrni edhe disa vendime te rëndësishme qe do i bëjnë te tjerët t’iu vlerësojnë me tepër. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Këtë jave do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do mendoni vetëm si ta bëni çdo dite e çdo moment sa me emocionues. Pjesën me te madhe te planetëve do i keni ne krah. Beqaret do dine si te joshin ne çdo moment dhe nga mesi i javës do arrijnë te bëjnë pas vete persona te vyer. Jupiteri do jete planeti qe do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe. Për shëndetin do kujdeseni ne çdo moment kështu qe nuk pritet te ketë probleme as ne këtë sektor. Ne pune do bëni mire te mos fiksoheni pas detajeve te vogla, por te bëni gjerat thelbësore. Do arrini majat edhe ashtu. Klima ne familje do jete mjaft e ngrohte..