Astrologji

Horoskopi javor nga Meri Gjini: Binjakët dhe Luani të kenë kujdes, zgjerim ekonomik për këtë shenjë

Published

on

Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që firmos një kontratë shumë të rëndësishme të mërkurën
Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur. Është një javë interesante për nga vendosja planetare. Do kemi nxitje dhe ndikime nga Hëna e Plotë, që do të jetë edhe tematike qëndrore e javës. Është Hëna e Plotë te Dashi në ndërthurje me vendosje të tjera katërkëndore. Është në vrazhdën e ndryshimeve që kanë nisur.

Dy janë tematikat qëndrore të kësaj javës: Shëndeti dhe politikat ndërkombëtare. Ditët e para të javës do kenë tematikë lëvizjet e ekomonisë, nga nesër ku Venusi bën një hyrje fatastike te Marsi që sjell zgjerim në financa.

ProfitSence Logo
Dashi
E ka shumë të rëndësishme që këtë javë të merret me imazhin e tij. Gjithashtu është shumë e thjeshtë për të sqaruar çështje që i përkasin profesionit duke qenë që sot Marsi është në gradë të barabarta me Diellin. Çështjet e profesionit do kenë një pamje më të qartë. Vensoini në agjendë sot dhe nesër.

Demi
Venusin e kanë përballë bashkë me mërkurin dhe Jupiterin e kanë në pozicion shumë të rëndësishëm. Nga sot deri në fundin e javës, e favorizojnë shumë nëse duan të riorganizojnë çështje të mëdha të punës, nëse duan të korigjojnë çështje të sistemit bankar. Në dashuri duhet të jenë të kujdesshëm, pasi korigjimi nuk do jetë i thjeshtë.

Binjakët
Duhet të jenë të kujdesshëm me shpenzimet nga sot deri në të premten. Jupiteri në hyrje pozitive me Venusin do bëjë të mundur që çështjet e punës t’i zgjidhin deri të enjten. Të fokusohen në çështje që duan të rregullojnë në familje. Nga e mërkura luhatja e humorit do jetë prezent.

Gaforrja
Komunikimi është një armë e fortë këtë javë. Nëse keni për të zgjudhur çështje që i përkasin ekonomisë, raporteve njerëzore në vendin e punës, momenti është nisur nga dita e nesërme. Merruni me veten me këtë Hënë të Plotë.

Luani
Harxhimet dhe lekët do jetë tematikë e javës. Mesi i javës do nxjerrë në qendër të vëmendjes raportet me familjen ose do merrni një lajm për ta. Tendenca për të festuar ju shkon shumë këtë javë. Hëna e Plotë te Dashi, nxjerr frikërat në sipërfaqje.

Virgjëresha
Një Hënë e Plotë për çështje të rëndësishme. Duhet të vendosni në agjendë këtë javë çështje që doni t;i keni me vete në vazhdimësi të jetës. E marta dhe e mërkura janë ditët më të mira për ju. Dokumenta për lëvizje apo për shkollën kanë pikën e fortë, deri në fillimet e nëntorit. Kujdes në lëvizje bankare ose që ka këmbime lekësh. Lexoni detajet dhe merrni dokumente.

Peshorja
Diellin do ta kenë me vete dhe është në hyrje 12 këndore me Venusin dhe me Plutonin te Bricjapi. Lum si Peshoret që marrin vendime në jetën personale, një martesë apo zgjerimin e familjes. Do kenë mundësira shumë të mira për të përshpejtuar pjesën e lëvizjes. Prisni lajme shumë të mira.

Akrepi
Kanë me vete Venusin dhe Mërkurin. Nxjerrin prioitet për akrepin jetën e tyre personale. Tendenca është shumë e fortë për të patur ose gjithçka ose asgjë. Kujdes në jetën në çift. Kujdes me shëndetin me këtë Hënë të Plotë.

Shigjetari
Duhet të qëndrojnë larg risqeve deri ditën e mërkurë. Çështjet e karrierës, momenti që do qartësohen se kur do i marrin maksimumin është mesi i kësaj jave. Për të patur ndryshime apo surpriza që do t’ju shërbejnë shumë.

Bricjapi
Hëna e Plotë i bën që stresi dhe ankthi të jetë si shije, por jo me arsye. Situatat që lidhen me ekonominë e tyre do jenë në një moment të mirë, sidmos nesër (e martë). Përsa i përket vendosjes së agjendës, ndryshimet do jenë për mirë për të përshpejtuar hapat drejt rezultatit që presin.

Ujori
Duhet të qëndrojnë larg tematikave të rëndësishme deri nësër. Nga nesër ndryshon situata. Kjo javë nxjerr në sipërfaqje çështje për zgjidhje përfundimtare. Është një cikël që do mbyllin çështje. Ujorët që presin përgjigje në karrirë, do kenë buzëqeshje të fortë në përgjigjen që marrin.

Peshqit
Kanë tendencën për të qenë lakmitar në feedback të madh dhe pozitiv. Duhet të jetë i ëmbël dhe t’i hedhi hapat njëri pas tjetrit. Maturimi është ajo që shpërblen. Problemi i kohës është ekonomia, shpërblimi i momentit është një prurje ekonomike.

Exit mobile version