HOROSKOPI

HOROSKOPI JAVOR / Parashikimi i Paolo Fox për periudhën 21-27 shtator 2020

Published

on

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java e ardhshme do t’ju lejojë të rikuperoni në dashuri, falë Venusit ende në një aspekt të favorshëm. Sidoqoftë, në punë do të ketë ende vështirësi për të kapërcyer, por për fat të mirë gjërat do të përmirësohen në fund të vitit.

Demi

Në dashuri do të duhet të bëni shumë kujdes, veçanërisht me Akrepin dhe Ujorin. Pak xhelozi mund të shfaqet në ditët e para të javës: bëni kujdes! Ditët më të rrezikuara nga konfliktet do të jenë e shtuna dhe e diela e ardhshme, veçanërisht për çiftet e sapo formuara. Në punë, do të merrni lajme të mira: përgatituni sidomos të enjten! Ju duhet të mbyllni marrëveshjet brenda nëntorit dhe jo më vonë.

Binjakët

Në dashuri, Venusi i favorshëm do të japë emocione të bukura gjatë gjithë javës. Mund të hasni në një takim të veçantë dhe e shtuna premton të jetë një fundjavë plot pasion. Një detyrë ose bashkëpunim i ri mund të shfaqet në punë. Një lajm i rëndësishëm do të mbërrijë në dhjetor!

Gaforrja

Në dashuri duhet të përpiqeni të rikuperoni. Kohët e fundit, puna ka thithur shumë nga energjia juaj dhe keni shpenzuar pak kohë për ndjenjat. Mundohuni ta lini veten të shkojë pak më shumë, veçanërisht nëse jeni duke dalë me një Virgjëreshë ose një Bricjap. Në punë, projektet afatgjata do të favorizohen. Të enjten dhe të premten mund të zemëroheni: kini kujdes!

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, javën e ardhshme Venusi do të jetë ende në shenjë: jetoni emocionet tuaja lirshëm dhe mbajeni krenarinë tuaj nën kontroll. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë mjaft delikate: mund të vihet në dyshim një marrëdhënie e sapolindur. E marta dhe e mërkura do t’ju japin një emocion të shkëlqyer. Në punë po shfaqen mundësi të reja, por kini kujdes me shpenzimet!

Virgjëresha

Afërdita do të vijë në shenjën tuaj. Mund të sjellë dashuri në jetën e disa beqarëve ose atyre që janë të ndarë. Surpriza të papritura do të keni Jupiterin dhe Saturnin në aspektin e favorshëm: do të jeni në gjendje të filloni të bëni plane për të ardhmen, duke llogaritur në marrjen e rezultateve të kënaqshme.

Peshorja

Në dashuri, është koha të lini historitë e përfunduara pas dhe të hapeni për mundësi të reja. E diela do të jetë një ditë veçanërisht intriguese. Idealja do të ishte të organizonit një udhëtim të shkurtër për fundjavën. Në punë, punëkërkuesit duhet të bëjnë hapa përpara, pasi mund të kenë lajme të mira. Konfirmimi mund të mbërrijë në fund të këtij viti 2020.

Akrepi

Me Venusin ende në opozitë mund të ndiheni dyshues në dashuri. Pasiguritë që do të keni do të varen nga mos-aftësia për të dalë shpesh me personin që ju pëlqen. Do të ketë diçka që do të ngrejë qetësinë. Në ditët në vijim do të filloni të sqaroni ndjenjat tuaja. Në punë gjërat do të jenë shumë më mirë, e enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë të shkëlqyera! Dikush mund të zemërohet ose të vendosë të bëjë disa kërkesa.

Shigjetari

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, javën e ardhshme do të keni Venusin ende në krah: gjatë fundjavës mund të hasni në disa takime shumë stimuluese, përfitoni prej tyre! Në punë do të ketë shumë vështirësi për t’u zgjidhur, por ato nuk do të shkaktohen nga ju. Ju mund të krijoni kontakte të vlefshme.

Bricjapi

Në dashuri duhet të përpiqeni të eleminoni të gjitha emocionet negative, hezitimin tuaj, veçanërisht nëse jeni beqarë dhe jeni gati të riktheheni në lojë. Mundësitë nuk do të mungojnë! Në punë Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju sjellë ndryshime pozitive. Më në fund gjërat fillojnë të lëvizin dhe ju filloni të ndiheni më paqësorë.

Ujori

Java që do të fillojë mund të jetë pak kritike nga pikëpamja sentimentale. Ju do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Mos u dëshpëroni, sepse shumë shpejt situata do të ndryshojë dhe do të jeni në gjendje të jetoni një pasion të ri. Dikush do të tërhiqet nga një përvojë e pazakontë, si dy histori që ecin krah për krah. Në punë mund të keni vështirësi të reja financiare: bëni shumë kujdes! Shmangni zgjedhjet e rrezikshme.

Peshqit

Po përjetoni një periudhë shumë premtuese për dashurinë, do të ishte turp të mos e shfrytëzoni në maksimum. Në punë, mund të merrni disa lajme të mira në ditët në vijim. E enjtja do të jetë një ditë plot njohuri të çmuara: mos i nënvlerësoni ato! Kujdes nga shpenzimet e papritura.

Exit mobile version