HOROSKOPI

Horoskopi javor Shigjetari – Bricjapi

Published

on

Shigjetari

Gjatë javës 6 – 12 maj, do të angazhoheni me lajme ose ngjarje që lidhen me mëmësinë ose një fëmijë. Ngjarje të tilla mund të jenë baza e një sërë komentesh ose bisedash që do të ndahen me ju nga njerëz të tjerë. Duhet të jeni më të kujdesshëm me këto gjëra sepse tema mund të jetë e ndjeshme. Gjatë kësaj jave do të keni eksperienca të mira në familje lidhur me një fejesë. Gjithashtu do të ndiheni të lumtur nga lajmet që lidhen me një person që jeton jashtë shtetit. Shqetësimet e kësaj jave mund të lidhen me një problem shëndetësor të një fëmije apo të një personi të dashur. Java paralajmëron një festë ose një event të veçantë që lidhet me dikë në rrethin tuaj të të afërmve ose miqve. Në fillim të javës do të ndodhin disa ngjarje interesante që do të përcaktojnë zhvillimin e planeve tuaja në maj, qershor dhe korrik. Gjatë kësaj jave, shumë do të përballen me keqkuptime në lidhjen e tyre të dashurisë apo martesore. Me shumë mundësi, do të jeni ju ata që do të jeni më të ndjeshëm ndaj bisedave apo ngjarjeve të caktuara. Është e mundur që ju vetë të jeni fajtorë për një ftohje të përkohshme të marrëdhënieve me partnerin tuaj. Kjo mund të jetë një javë provë serioze për marrëdhëniet romantike. Gjatë javës, mund të jeni të kënaqur me një blerje që e dëshironit prej kohësh.

Djemtë dhe vajzat do kenë diçka për të qenë të lumtur këtë javë dhe në shumicën e rasteve kjo do të lidhet me blerjen e një artikulli të rëndësishëm apo të dobishëm. Do të dëshironi të blini veshje të reja për sezonin e verës ose të zbukuroni pamjen tuaj. Dashuria në asnjë rast nuk do të mbetet në plan të dytë gjatë këtyre shtatë ditëve dhe ju do t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme. Do të keni shumë emocione, pavarësisht nëse jeni në një lidhje serioze, thjesht flirtoni me dikë ose kërkoni një romancë të re. Në gjithë këtë përshkrim të javës suaj, më duhet të shtoj se do të jetë një kohë vendimesh të rëndësishme apo përgjegjësish serioze, të cilat në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar.

Burrat do të duhet të jenë më mbështetës ndaj familjes ose prindërve të tyre. Në përgjithësi, detyrat e shtëpisë dhe ato familjare këtë javë nuk do të jenë të pakta dhe do t’ju duhet të organizoni mirë zbatimin e tyre. Do të mund të arrini shumë gjatë këtyre shtatë ditëve, sepse do të keni mjaft energji dhe dëshirë për të përfituar nga çdo shans që ju shfaqet. Një burrë që mund të jetë i afërmi, kolegu ose partneri juaj do të ketë një ndikim dhe prezencë të favorshme në jetën tuaj.

Femrat do të kenë një javë të favorshme për udhëtime, kryesisht në një distancë të shkurtër në vendin ku jetojnë. Ju mund të udhëtoni për arsye familjare ose për të kaluar kohë të mirë. Gjatë javës, komentet apo vërejtjet tuaja që lidhen kryesisht me jetën personale apo profesionale të njerëzve me të cilët keni një lloj marrëdhënieje do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Është e mundur që të jeni nën ndikimin e disa thashethemeve ose të jepni një vlerësim të gabuar të ngjarjes.

Gjatë javës 6 – 12 maj do të keni një kohë të favorshme për të marrë vendime që lidhen me të ardhmen tuaj. Do të jetë shumë e rëndësishme të mbroheni nga iluzionet, nga mashtrimet apo veprimet manipuluese të njerëzve që ndjekin vetëm interesat e tyre. Nëse jeni të përfshirë në çështje ligjore ose gjyqësore, mund të prisni zhvillime këtë javë, por nuk ka gjasa që ato të finalizohen.

Probleme dhe telashe të ndryshme do të gjejnë ende një mënyrë për t’ju befasuar. Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’i shmangur ato ose për t’i zgjidhur në mënyrën më të shpejtë, ata do të arrijnë të krijojnë siklet në shtëpinë ose vendin tuaj të punës.

Java parashikon momente tensioni në vendin tuaj të punës lidhur me një aksident, një klient/koleg konfliktual ose një gabim të paqëllimshëm. Gjatë javës, një problem shëndetësor do të kërkojë një lloj terapie ose trajtimi spitalor. Gjithashtu mund të lindin vështirësi në lidhje me një shpenzim financiar që lidhet me një fëmijë ose një anëtar të familjes suaj.

Djemtë dhe vajzat do të kenë probleme në familje apo në rrethin e tyre të të afërmve. Secila nga këto shtatë ditë do të ketë një domethënie të rëndësishme për ju dhe pavarësisht nga mosha juaj, do t’ju duhet të tregoni një sjellje praktike dhe të mençur. Mos i anashkaloni bisedat në familje që kanë të bëjnë me stabilitetin financiar dhe me planet e së ardhmes.

Meshkujt do të duhet t’i organizojnë shumë mirë detyrat e tyre javore, sepse probabiliteti i shfaqjes së të rejave, të paplanifikuara është shumë i madh. Këto ndryshime të papritura nuk duhet të prishin në mënyrë drastike planet tuaja të përditshme dhe të shkaktojnë kaos në to.

Gratë do të priren të kërkojnë argëtim, vëmendje dhe përvoja të këndshme me partnerin aktual ose jashtë familjes. Kjo do të jetë një javë e favorshme për të kërkuar një lidhje të re romantike. Për disa prej jush, vështirësitë këtë javë do të lidhen me marrëdhëniet brenda shtëpisë tuaj, veçanërisht nëse jeni të martuar./tiranaposT.al

Exit mobile version