Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi kinez: Nëse keni lindur në shenjën e Derrit, ky është viti juaj!

Published

on

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim prej tij, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo prej 1 muaji. Dhe një detaj i vogël, i rëndësishëm: Sipas astrologjisë kineze, kur njerëzit hyjnë në vitin e shenjës së tyre, nënkupton fat të keq! Ndaj, ata kanë një traditë, atë të veshjes së një rrobe të kuqe përgjatë gjithë vitit (çfarëdo qoftë ajo, çorape, shall…) për t’u ruajtur nga fati i keq. Këtë veshje duhet t’ua ketë dhuruar një pjesëtar më i madh i familjes.

 

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008

Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Gjarpëri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Kali: 1942, 1954,1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

 

Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Qeni: 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018

Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

 

Por cilat janë karakteristikat e njerëzve të lindur në vitet e Derrit?

Karakteristika më e dukshme: Sipas traditës kineze, Derri është arketipi i personit të dashuruar me jetën dhe këtë vit duhet të mësoni si të përfitoni në mënyrë inteligjente nga gjithçka e bukur në jetë.

Pikat e dobët: naiviteti, ndaj mundohuni të jeni më objektiv gjatë 2019-s. Mos u përpiqni t’i shihni gjërat gjithmonë në një ngjyrë rozë.

Numrat me fat: 4, 6 dhe 8.

Ngjyrat me fat: e verdhë, gri, kafe, e artë.

Ditët me fat: 2, 7, 10 dhe 11 e çdo muaji.

Udhëtime me fat: juglindje dhe verilindje.

Njerëz të suksesshëm të lindur në vitin e Derrit: Alfred Hitchcock, Andrew Jackson, Arnold Schwarzenegger, Henry Ford, Tupac Shakur.