Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi nga Paolo Fox, deri në datën 4 tetor / Ja çfarë do të ndodhë me secilën shenjë

Published

on

Dashi

Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Më në fund planetin Mërkur nuk do ta keni më kundërshtar. Një çështje e punës, e mbetur pezull prej disa kohësh, do të gjejë zgjidhje. Do t’ju ofrohen mundësi të reja. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me fat, pasi Hëna do të jetë kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj.

Demi

Lajme të mira dhe të këqija ju presin këtë javë. Lajmi i mirë është se duke filluar që nga dita e shtunë, planeti Venus nuk do të bëhet më pengesë për historinë tuaj të dashurisë. Për beqarët parashikohen takime interesante. Lajmi i keq është se që nga dita e hënë, Mërkuri do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke ju sjellë vështirësi në aspektin profesional. Merreni veten me të mira.

Binjakët

Në aspektin sentimental situata nuk parashikohet fort e mirë. Që pas ditës së shtunë, planeti Venus nuk do ta favorizojë më shenjën tuaj dhe do të pësoni zhgënjime në dashuri. Kurse në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Ditën e hënë, të enjte dhe të premte Hënën do ta keni aleate. Të martën dhe të mërkurën do të ndiheni paksa nervozë.

Gaforrja

Edhe Venusi, edhe Mërkuri do të kthehen nga shenja juaj. Që në krye të javës mund të merrni një telefonatë interesante ose do të keni një takim pune. Të shtunën, dashuria do t’ju buzëqeshë sërish. Do të përjetoni momente emocionuese në shoqërinë e partnerit, kurse për beqarët parashikohen njohje të reja. Dita me fat e javës do të jetë e diela.

Luani

Për fat të keq, këtë javë planeti Venus do ta lërë shenjën tuaj. Por, gjatë kësaj periudhe lidhja juaj me partnerin është forcuar aq shumë, sa do të jetë e pamundur t’ju ndash. Edhe planeti Mërkur do të largohet nga shenja juaj dhe ngjarje të papritura do të ndodhin në vendin e punës. Dita e hënë nuk do të jetë fort e mbarë, pasi Hëna do të jetë kthyer në pozicion të pafavorshëm.

Virgjëresha

Ndiheni gati për ta mirëpritur planetin Venus në shenjën tuaj? Duke filluar që nga dita e shtunë do të nisë për ju një periudhë fatlume në sferën sentimentale. Venusi do të ndihmojë beqarët që të lënë takime, kurse çiftet do të forcojnë dashurinë e tyre. Ditët terse do të jenë e marta dhe e mërkura, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm do të bëjë që të lindin polemika në shtëpi ose në punë.

Peshorja Këtë javë planeti Mërkur do ta braktisë shenjën tuaj. Por mos u shqetësoni, lidhjet që keni kultivuar gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë të kenë një ndikim të mirë në jetën tuaj si dhe do t’ju ofrohen mundësi të reja. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ndiheni disi të lodhur, pasi dhe Hëna do të largohet nga shenja juaj. Pritet gjithashtu që të keni risi të shumta.

Akrepi

Do të merrni lajme të shkëlqyera. Që në krye të javës planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar mundësi të reja për sukses. Do të merrni propozime të ndryshme dhe do të lini takime që nuk duhen humbur, sidomos nëse prej kohësh prisni që diçka të ndryshojë në jetën tuaj. Ditën e shtunë dhe Venusi do të kthehet nga kjo shenjë dhe ju mund të filloni të shpresoni se gjërat do t’ju ecin mbarë.

Shigjetari

Nuk do të keni fat në dashuri këtë javë, pasi ditën e shtunë planeti Venus do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Komunikimi me partnerin do të bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe do të krijohet një gjendje tensioni për çështje që kishin mbetur në harresë prej kohësh. Por nga ana tjetër, Hëna do t’ju favorizojë. Të hënën, të enjten dhe të premten do të keni takime interesante në punë.

Bricjapi

Më në fund këtë javë, planeti Mërkur do të kthehet sërish nga shenja juaj. Nëse gjatë kësaj periudhe kanë lindur keqkuptime apo disa çështje të punës duket se nuk kanë gjetur zgjidhje, tani gjithçka do të marrë për mirë, edhe falë mbështetjes së Jupiterit. Edhe në dashuri do t’ju rikthehet qetësia. Ditën e shtunë Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe lidhja juaj në çift do të bëhet më e fortë.

Ujori

Tashmë mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar që nga dita e shtunë, planetin Venus nuk do ta keni më kundër. Pak nga pak, në jetën tuaj dashurore do të kthehet paqja. Megjithatë do t’ju duhet të duroni ndikimin negativ të Mërkurit, i cili, duke filluar që nga dita e hënë mund të krijojë vonesa dhe zvarritje të punëve.

Peshqit

Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Ditën e shtunë lidhja juaj mund të pësojë një krisje, aq sa do të vini në diskutim vazhdimësinë e saj. Lajme të mira do të merrni megjithatë në aspektin profesional. Mërkuri dhe Hëna do t’ju buzëqeshin sërish. Mundësi të reja do t’ju ofrohen. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më me fat të javës.